E dielë, 2 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor  “Flet shefi i FMN. Pse i dhamë Shqipërisë 457 milionë USD kredi”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Udhëtimi gjithë natën drejt Korçës pasi im shoq vrau dhe dogji dy të rinjtë në Durrës

–   Luante me armët e xhaxhait, vret moshatarin

–   Diktatura, jo thjesht meritë e Enverit por kompromis kombëtar

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  ““Pagesa e borxhit, FMN: Japim 330 milionë euro”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Luhatjet e tensionet, shperthen televizori

–   Mëhillaj 3 orë në prokurori. Sinanaj e njoh rastësisht

–   Zbardhet himni i Lidhjes së Prizrenit. A ishte himni i parë kombëtar?

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  ““SHISH përgjon shefat e policisë”

Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Kredia e FMN-së, tri avantazhe për ekonominë

–   Akordi me FMN-në, garanci për stabilizim, reforma, zhvillim

–   Shkolla e Policisë, 10 mijë vetë për “Patrullën e Përgjithshme

–   Andon Mëhillaj nis rrëfimin e vrasjeve të Julian Sinanajt

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin ““Shërbimi sekret përgjon policinë”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   PD përshëndet marrëveshjen e huasë me FNM-në

–   Gjiri i Lalzit, protesta kundër fshatit turistik

–   Skema e re e pensioneve, secili me paratë e veta

–   Autobuzët dhe taksitë, të hënën në “antimiting”

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM ka si argument kryesor, “Listat e zyrtarëve, Ja emrat e atyre që përgjon SHISH-I”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Kredia 330 milion euro gjen consensus

–   Sindikatat, autobusët kundër furgonëve

–   Lulzim Basha shtyn anëtarësimet në parti

–   Edi Rama në Romë për kongresin e PSE-ve

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/