E mërkurë, 2 prill 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Denoncimet e PD, zbulohet e-maili për drejtorët e Qeverisë”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Merkel pret Ramën: Vështrim pozitiv për statusin në qershor, brenda vitit në Tiranë

–   ILDKP kërkon deklarim të dhuratave deri në 300 mijë lekë

–   Abuzim me makinat dhe tenderat, padi 20 ish- punonjësve të policisë

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “Merkel: E shoh pozitivisht statusin, vij në Tiranë”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Gardianët: Si u torturua Ilia. Rrëfimet dhe filmimet në burgun grek. Shqiptari u rrah edhe 9 ditë para se të vriste gardianin

–   Kreu i SHISH, Ajazi, pajiset me certifikatë sigurie

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Pasuritë e nënpunësve. Dyfishohet numri i zyrtarëve nën kontroll”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Fatmira Hajdari gjykon Ben “Qimen”, e liroi në 2009

–   Tahiri padit 20 oficerë, përfshi Hysni Burgaj

–   FMN-Qeveri, ja ndryshimet që bëhen në taksa

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin  “Merkel pret Ramën në Berlin, brenda vitit kthen vizitën”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Ish-zyrtarët e Policisë së Shtetit, abuzime me tenderat “sekretë”

–   Vrasja e shqiptarit, arrestime në Greqi

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Fotoja fatale që gozhdon gardianët grekë. Greqia lëshon 8 urdhër-arreste për vrasjen e Kudret Kumes. Ish i burgosuri: Atë djalë e vranë në Nigrita, atje të kalbin në dru brutalisht”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Merkel me Ramën: Vështrim pozitiv për statusin e Shqipërisë

–   Kreu i Shërbimit sekret merr certifikatën e sigurisë

–   At Nikolla Marku: Ndikimi i Kishës greke, më i rrezikshëm se ai islamik

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Fijet e shërbimeve sekrete ruse në Tiranë?”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Merkel: Brenda vitit vij në Tiranë. Presim reformë në drejtësi

–   A ka 2 prilli edhe një viktimë të pestë?! Enigmat e masakrës së Shkodrës, sot 23 vjetori

–   Amnistia, flet drejtori i burgjeve: Grafiku i lirimeve, nga 11 prilli

–   Lista me emrat: Paditet për herë të dytë Burgaj dhe 19 zyrtarë

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Rama “pushton” Gjermaninë, Meta “çliron” Danimarkën. Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit, në ofensivë në Europë për statusin kandidat të Shqipërisë në BE”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Artan Shkëmbi: Reforma territoriale është urgjente për t'i shërbyer qytetarit

–   Presidenti Bujar Nishani: NATO, arritje strategjike plotësisht e merituar

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/