E hënë, 2 qershor 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Atentat në Tiranë, vritet me 11 plumba ish-drejtori i CEZ”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Katedralja, shenjtërimi bën bashkë Nishanin, Metën, Ramën dhe Bashën

–   Vajza e Vilson Blloshmit zbardh SMS-të: Si po mashtron me sëmundjen time xhaxhai im Bedriu

–   Imami për raportin “Felaj”: Duan të pengojnë Prokurorinë

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Atentati, vritet ish drejtori”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Namik Kopliku: Shqipëria deri në 47 njësi vendore, Himara jo e ndarë

–   Rrëshqet në greminë 100 metra, humb jetën turisti çek

–   Mbajnë peng të miturën për celularin, pranga dy femrave

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Nacionalizmi serb në mes të Tiranës, politikanët shqiptarë ulin kokën: Nuk pamë gjë, nuk dimë. Zemërohen ortodoksët shqiptarë”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Ambasadori italian: E meritoni statusin kandidat

–   Fier, motrat marrin peng të miturën, arrestohen

–   Ekzekutohet në Tiranë Viktor Skeja

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Rama ndryshon kurs, skema e kundërsulmit ndaj opozitës”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Ekzekutohet me 11 plumba për hakmarrje, ish-drejtori i CEZ në Laç

–   At Nikolla Marku: Kisha s’mund të shenjtërohet nga një antishqiptar si Irenej

–   Reforma e pensioneve në Kuvend pas shtatorit, në ndryshim 16 ligje

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/