E martë, 2 shtator 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “I ngacmoi gruan, vret shokun me 30 plumba”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Zbardhet debati me dyer të mbyllura në grupin e PD, Patozi, Doda e Bregu kundër bojkotit
– Mazhoranca e majtë dhe PDIU, rrëzojnë pesë dekretet e Presidentit
– Universitetet e mbyllura, ku transferohen 6 mijë studentët
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “PD kundër bojkotit të Berishës”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Nexhmije Hoxha: Me eshtrat e Zogut bënë mirë, por ai ishte tradhtar
– Votimi, seanca e parë, Kuvendi rrëzon dekretet e Nishanit
– Dyshonte se i ngacmonte gruan, vret fqinjin dhe i plagos të shoqen
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Debatet në PD, pesë deputetë: Jo bojkot”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Ligji i ri “Për Policinë”, masat disiplinore
– Atentat biznesmenit të ndërtimit, Arben Veliko u lirua në 2013 nga burgu
– Nexhmije Hoxha: Enveri ka qenë shumë i rreptë me mua
GAZETA MAPO hapet me shkrimin “Rikthehet paniku në Vlorë/ Atentat ndërtuesit, Gjykata e Lartë i hoqi dënimin me 12 vjet burg”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Nexhmije Hoxha: Partia Komuniste ka bërë gabime gjatë luftës
– Bojkoti i Kuvendit, debatet e deputetëve me Bashën dhe Berishën
– Mazhoranca dhe PDIU rrëzojnë Nishanin për “Ndarjen territoriale”
– Filmimet, Bitraj me thesin me lekë në tualet, i fsheh në trup
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Pamjet e vjedhjes. 110 herë para kamerave për të grabitur thesarin”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Basha përplaset me deputetët, zbardhen batutat
– Hapet rruga për shkarkimin e KLD-së nga mazhoranca
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Plas sherri në SHQUP, Berisha kërcënon Topallin, Patozin, Dodën dhe aleatët se kundërshtuan bojkotin e Bashës”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– PS kërkon hetimin dhe ndëshkimin e Lulzim Bashës për vrasjet e 21 Janarit, ministri i vetëm në 100 vjet që vrau 4 protestues
– Grupi i PS diskuton skandalin "Fullani", të gjithë deputetët pro shkarkimit të Guvernatorit, Kuvendi do veprojë me urgjencë
– Kuvendi nis sesionin e ri me rrëzimin e pesë dekreteve të Nishanit, mungon PD, aleatët në seancë
GAZETA KOHA JONE hapet me shkrimin “Opozita, Basha dhe bojkoti blu”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Sesioni i ri Parlamentar, mazhoranca rrëzon dekretet e Presidentit Nishani
– Shoqëria civile kundër Fullanit, proteston para Kuvendit
– Nexhmije Hoxha: Nuk i njoh vetes asnjë gabim
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





