E martë, 20 maj 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Kur Bujari gjykon… Nishanin”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Arrestohet dëshmitari i vrasjes së Azem Hajdarit, prezantohet me document të “antimafies serbe”
– Pëllumb Xhufi: Për Edi Ramën dhe provokimin me Enver Hoxhën
– SMS në gjyqin e Gjikës: Dëshminë e hoqa qafe, po ty s’po të heq dot
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Si do të çmontohet kupola e drejtësisë”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Rama: Tërbimi i opozitës për të penguar statusin
– Basha: Nuk është betejë politike por kombëtare
– Shtatë tërmete në 150 minuta, qindra njerëz mbeten pa strehë
– Shqiptarët të fundit në Ballkan për sigurinë
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Zbulohet baza e C4, kapet eksplozivi i përgatitur për 50 atentate”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Qeveria, draft për KLD; anëtarët jo më të paprekshëm
– Visho Ajazi shmang hetimin parlamentar
– Basha: Është ora për të vepruar, të premten të gjithë në shesh
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Policia e Shtetit, struktura e re; ja kush vjen dhe kush ikën”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– KLD: Anëtarët shkarkohen në shkeljen e parë
– Shpëtim Gjika, kontroll dëshmitarëve me iPad
– Zbulohet baza e tritolit, kapen mbi 150kg C4 te “Oxhaku”
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Deputetët e PS zbarkojnë në SHISH, Visho Ajazi kërkon shtyrje afati për të zhdukur dokumentet kompromentuese”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Kreu i ILDKP nis gjuetinë e pasurive të grabitura nga politikanët dhe zyrtarët, kërkon hetim në terren nga policia dhe SHISH
– Fatos Klosi: Berisha të hetohet për ’97, Gërdecin dhe 21 janarin, institucionet aktuale janë të kapura
– Blushi lëvizje të hapur kundër Ramës, opozita e mbështet si kandidaturë konsensuale
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





