E enjte, 20 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Raporti i FMN, rritje e taksave për makinat dhe shtëpitë. Propozohet rritje e moshës së pensioneve”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Rekrutimet, 31 fëmijë shqiptarë u dërguan për luftë në Siri, vajzat në kampet e mjekimit

–   Dritëro Agolli: Berisha të tërhiqet, qeveria më shumë ka menduar

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “Shkolla e policisë, 625 fituesit. Konkurrentët do të kalojnë në fazën e dytë të konkursit, procesit të testimit fizik”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Vendimi, qeveria do të japë tapitë e tokës më 30 prill

–   “Ngrin” Vishoi Ajazi, SHISH-i me kryetar të paligjshëm

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Zbardhen përgjimet. KMSH-ja, burra me bebelina”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Rami Memushaj: Teatra? Akademikët e çartën drejtshkrimin e shqipes

–   Braho: Kontroll kreut të SHISH, nëse vonon çertifikatën

–   Krimi në Durrës, shoqja: tek burri e shanin Netën “maloke”

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Pronat, Europa nuk pranon shtyrjen e afatit”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Dritëro Agolli: Berisha të ikë edhe si deputet

–   Shkolla e policisë, lista me 625 emra

–   Pas energjisë, pritet shtrenjtim për faturat e ujit të pijshëm

–   700 ankesa për gjyqtarë e prokurorë në portalin e Drejtësisë

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin  “Kushti i FMN: Jo rritje rrogash. Në këmbim të ndihmës kërkohet rritja e moshës së pensionit”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Braho: SHISH është pa kryetar

–   Pronat, një vit kohë për ata që nuk kanë bërë letrat

–   Zgjidhet ngërçi i varrezave të Tiranës, por vetëm përkohësisht

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin “Prapaskenat e takimit skret Rama-Ajazi. Kryeministri Rama është takuar me kryetarin e shërbimit sekret, pas deklaratës së Tahirit se ka zero informacione për tritolin. në fokus të bisedës, edhe emërimet e muajve të fundit në SHISH”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   FMN zbardh marrëveshjen me 24 kushte për Shqipërinë

–   Prokuroria skedon luftëtarët shqiptarë në frontin sirian

–   Denoncimet e PD, në 24 orë ikin dy drejtorë të Ramës

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Antimafia, “peshqit” e mëdhenj nuk preken. Ligjvënësi ka thurur njëmijë mënyra proceduriale që të mos ndëshkojë paratë e vetvetes, të fituara në rrugë kriminale dhe korruptive”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Shkolla e Policisë, emrat e fituesve të fazës së pare

–   Tarifat e reja, sa do të jenë çmimet e bisedave telefonike

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Një ngjarje që trondit tregun e kredive”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Siria nuk është realiteti ynë

–   Lista e trishtë e grave dhe fëmijëve që janë dërguar në Siri

–   BB: Mbrojtja sociale, Shqipëria ndër tre vendet më reformatore

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/