E enjte, 21 gusht 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Skema e re, ndryshojnë çmimet për sigurimin e makinave”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Kadare: Nuk u jap rëndësi xhuxhëve dhe spiunëve
– Canen e përgjoi edhe Prokuroria. Përballja 10 minuta me Elvirën: Mos më prish familjen
– Kamerat e Thesarit u instaluan nga punonjësit e Fullanit
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Skandali “Basha”, 5 kulla te Liqeni. U planifikuan në fshehtësi”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Ulsi Manja: Kthimi i ligjeve në Kuvend, Nishani nën urdhrat e Sali Berishës
– Udhëzimi, Ministria, si do të bëhet transferimi nga universitetet e penalizuara
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Urdhri i Tahirit, struktura e re e Policisë së Shtetit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Nishani takon pushtetin lokalt: Territori, mora dhjetëra ankesa
– Burgaj dhe Kuliçaj, "llogari" para SHKB-së për '21 janarin'
GAZETA MAPO hapet me shkrimin “Zbatimi i reformës/ Sigurimi me pagë reale, si ndryshojnë pensionet pas 2015”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Nishani drejt kthimit të reformës territoriale në Kuvend
– Shtrihet në Itali e Greqi hetimi për 7 milionë dollarët e vjedhur në Thesar
– Hoffmann-Ramës: Në Berlin ju do të përfaqësoni të gjithë Ballkanin
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Basha kundër Bashës, leje për pallate 17 katësh tek liqeni”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– BSH 22 mln për të ndaluar vjedhjen një muaj para skandalit
– Bing-Bang për skandalin e Bankës
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Thellohen hetimet në BSH, prokuroria dyshon për vjedhjen e rezervave cash në ambientet e sigurisë së lartë, Fullani shmang kontrollin”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Bujar Nishani paralajmëron rrëzimin e reformës administrative, takim politik me vendorët e SHQUP-it, konsultime me Dasho Alikon e Lazaratit
– Berlini investime të fuqishme dhe mbështetje Shqipërisë në BE, Rama-Meta presin zv/presidentin e Bundestagut
– Erjon Veliaj thumbon Kokëdhimën pas skandalit me sekretarin: Qytetarët të drejtohen në zyrat e shtetit, jo në zyra të tjera
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Ylli Rakipi dhe dueli në media”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Edi Rama: Do t’i bëjmë gjermanët të bien në sevda me Shqipërinë
– Meta: Po të ishin dëgjuar mesazhet e Shtrausit, sot do të ishim në BE
– Greqia: Shqiptarët po ikin, po na marrin dhe paratë
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





