E hënë, 21 korrik 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Me ligjin e ri; Legalizimet, kategoritë që do të marrin tapitë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Zbulohet dokumenti, Gjykata e Strasburgut rrëzon Qeverinë për pronarët
– Ditari sekreti i Hysni Kapos: Mehmeti i kërkoi dorëheqjen Enverit në 1964
– Ktheheshin nga dasma, dy vëllezërit vdesin në aksident
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Padi prokurorit për falsifikim”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– E paditi policia, prokuroria heton Dasho Alikon
– Pensionet e ushtarakëve, 14 fakte për kompensimin
– Nisma në Sarandë, krijohet ndërmarrja bujqësore në Xarë
– Pse Saranda duhet të ndjekë shembullin e Korfuzit
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Kthimi i pronave; Qato: 5457 dosje nuk janë shqyrtuar kurrë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– OSBE kritikon qeverinë për reformat në drejtësi
– Akuzë e re për Alikon, shpërdorim detyre
– Rektori: Analiza të parakohshme para garës
– Si raportohet situata në kohën e pushtimit
GAZETA MAPO hapet me shkrimin “Prapaskenat e 8 ligjeve të refuzuara nga Nishani”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Shqipëria me 12 mijë veteranë, marrin pension lufte dhe të lindurit e ‘44
– Nga dasma në mort, dy vëllezër vdesin në një aksident tragjik
– PD: Në kulmin e sezonit turistik, qeveria mbush plazhet me mbeturina
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





