E premte, 21 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Flet Kryeministri: Ministrat si skuadër, lëviz ai që shkel kodin. Qeveria do e çojë mandatin deri në fund”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Fyerjet në Kuvend, Rama: Jozefina viagra e Saliut. Berisha: Ty edhe me atë nuk të punon
– Dritëro Agolli: Berisha të tërhiqet, qeveria më shumë ka menduar
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Sekuestro pasurive të zyrtarëve, Kuvendi miraton ligjin antimafia”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– “Shkallon” deputeti Sali Berisha, fyen me fjalor ordiner Kryeministrin Rama
– Konkursi për shkollën e policisë, shpallen edhe 226 fitues
– Arben Ahmetaj: Marrëveshja me FMN, nuk ka rritje të energjisë dhe moshës së pensionit
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Fyerjet në Kuvend. Berisha-Rama: Viagra, plak, zhuls”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– 4 komando të Zall-Herrit në Siri. Polici në Rinas ndihmoi kalimin e 2 fëmijëve
– Një italian anëtar i PD: Duhet rinovim, kandidoj për poste drejtuese
– Ajnisha, pinjollja e panjohur e Eqrem Vlorës
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Edi Rama: Me këta ministra deri në fund të mandatit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Marrëveshja, Strasburgu: pronat të zgjidhen brenda 14 muajsh
– Artan Fuga: Risia e leksioneve online në universitet
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Edi Rama, letër për Lulzim Bashën. Reforma territoriale, Kryeministri pranon konsensusin që kërkon opozita”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Parlamenti, pas sharjeve dhe batutave ndryshohet ligji antimafia
– Mbyllet dosja e vrasjes së Isa Çopës. Nëndrejtori i SHISH të Durrësit, u vra dhe u dogj në makinën e tij
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Rama josh Nishanin për SHISH: Komunikimi mes meje dhe Presidentit është model komunikimi mes institucioneve”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Braho: Ajazi, nostalgjik i kohës së Gazidedes, pse duhet shkarkuar
– Berisha-Rama, debat në Kuvend me pullë të kuqe
– Bilanc tragjik aksidentesh, 3 të vdekur dhe një i plagosur
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Rama: Mediu pronar i para tre mijë viteve. Kryeministri akuzon dhe bën ironi me ish-pushtetarët për kthimin e pronave. Fakti i privatizimit të parkut arkeologjik të Butrintit është skandaloz”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Çudia në Korçë, antena e kompanisë celulare maskohet si bredh
– Ahmetaj: Nuk rrisim çmimin e energjisë dhe as taksat
– Shkolla e Policisë, emrat e fituesve të testimit me shkrim
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Kuvendi banal. Detajet e asaj që ndodhi dje në parlament: Çfarë fshihet pas fyerjeve personale për Edi Ramën dhe çfarë ka tek marrëveshja me FMN-në që e çmend Berishën”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Lista e plotë e shqiptarëve që ishin në Siri, por u kthyen
– Lista me çmimet dhe analizat: Tarifat për të pasiguruarit në 23 shërbimet mjekësore në QSUT
– Zv/ministri i Rendit: Lazarati? Dora që nuk kafshohet, puthet
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





