E premte, 22 gusht 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Dëshmia në gjyq. Ofertat e kërcënimet e sekretarit për videon”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–       Policia aksion me helikopter, 30 minuta luftë për drogën

–       Dorëheqja e Fullanit: Rama: Dakord me shoqërinë civile, por nuk mund t’ia kërkoj unë

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Legalizimet, lehtësohen procedurat”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–       Rama: Kullat, Basha krim në vendin ku u betua

–       Çollaku: Nuk kam gisht në vjedhjen e Thesarit të Bankës

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Firmoset fletëthirrja. Prokuroria, Fullanit: Eja dëshmo”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–       Struktura e re e policisë, emërimet nga nënkomisar e poshtë i propozon “baza”

–       Rama: Deputetët ePS me dëshmi të pastër. PD: Ka dhe të dënuar

 

GAZETA MAPO  hapet me shkrimin  “Skandali seksual, Cane fyen në sallën e gjyqit gruan që e denoncoi”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Rama: Nuk mund t’i kërkoj dorëheqjen Fullanit, Banka është e pavarur

–   Gjermania: Shqipëria, nevojë për investime, por e rëndësishme është siguria e tyre

–   Lazarati 2”, policia qëllohet me armë në Dukagjin

–   Basha: Sektorët në ngjitje të Ramës, sekserët e pushtetit dhe propaganda

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Strategjia dhe procedurat për shkarkimin e Ardian Fullanit dhe Këshillit Mbikqyrës, në shtator ligji i ri”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Lëvizje në diplomaci, Nishani shkarkon 4 ambasadorë, shpëton Mal Berishën dhe Neritan Cekën

–   PS i përgjigjet PD: Në shtator drejtësia do çlirohet nga Berisha-Nishani, kushtet e SHQUP strategji bllokimi

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Rama: S’u kërkoj dorëheqje as Fullanit, as Nishanit”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Kultivuesit e kanabisit në Dukagjin, e presin policinë me armë

–   Ish-drejtori i Thesarit: Gjejini rregulloret

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/