E martë, 22 korrik 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Debati në Kuvend, ligj i ri, si ndryshojnë pensionet e ushtarakëve”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   LSI bllokon Byronë e Hetimit dhe shkrirjen e Gardës

–   Krimi brenda 5 sekondave, polici rrugor iku me vrap. Publikohet videoja e Santos

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Pensione të reja në shtator. Ministri Veliaj paralajmëron rillogaritjen e përfitimeve për disa kategori”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   E shkuara e errët e mikut të Berishës, Damir Fazlliç

–   Qeveria dhe CEZ, si ndahen borxhet dhe përfitimet

–   Nuk shleu kredinë e bankës, “konsulli italian” denoncohet për mashtrim

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Udhëzimi i Bashës: Kryesia jo anëtarë me lidhje gjaku”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Rritja e pensioneve dhe kompensimi i energjisë, kostoja 10 milionë dollarë

–   Denoncimi në polici, e reja ndjek 52 vjeçarin” Do ti tregoj gruas tënde

 

GAZETA MAPO  hapet me shkrimin  “Ngërçi i tapive. Legalizimet, hipoteka nuk merret pa u shpronësuar pronari”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Livadhjaja i shpall "luftë" Konispolit të çamëve: Nuk i duam, kjo është ndarje etnike me prapavijë politike

–   Përplasje LSI-PS në komision, Braho: Byroja e Hetimit, u mbars mali dhe polli një mi

–   Ligji i pensioneve, kufiri i kontributeve rritet në 40 vjet

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin “Perandori i të Verbërve" si ikën
1.14 mln $ me qendra fantazmë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Tabela, sa rriten pensionet për çdo kategori, ja kush përfiton

–   Kadaretë kërkonin për çimkat pas vizitës së Nasho Jorgaqit

–   Kush është sekseri Fazlliç dhe lidhjet e tij me Berishën

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Personi që vrau Artan Santon dyshohet se ishte femër, publikohet videoja tronditëse, dalin fakte të reja”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   IPlas sherri në PD, Basha dhe delegatët zhdukin analizën e humbjes, topalli dhe ish kryetarët kërkojnë mbledhje urgjente të Kryesisë

–   Deputetët e PS kërkojnë shtyrjen e ligjeve të 3 ministrave në vjeshtë, qeveria kundër, tension mes Kryeministrisë dhe selisë rozë

–   Nishani-Çefa ngrenë në këmbë gjykatat kundër reformës në drejtësi, letër për rrëzimin e nenit që pezullon gjyqtarët e korruptuar

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Bojkot, bojkotit të PD. Pas PDIU së çamëve, duket se dhe PDK-ja e Ndokës po ikën nga PD-ja”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Rritja e re e pensioneve, kategoritë që përfitojnë

–   Spartak Braho: Nuk mund të tallemi me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit

–   Mjekët dhe infermierët që rrezikojnë vendet e punës

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/