E martë, 22 prill 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Ndryshimi në ligj. Fasonët, paketa për ndryshimin e taksave”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Deputetet e PS, debate me ministren në Kuvend: Po shemben ndërtime me leje
– Trafiku i drogës, Kodheli: Nuk merren për bazë informacione banale
– Mazhoranca rrëzon KLSH për kontrollin e Tatimeve
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Ekskluzive, flet kryeprokurori : Trafik droge? Hetim deri në fund. Adriatik Llalla: Imami të na japë fakte nëse ka. Prokuroi i Përgjithshëm i kërkova informacion SHISH. Ndëshkim qoftë dhe atyre me pushtet”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Mimi Kodheli: Aleatët mosbesues ndaj shërbimeve inteligjente
– Ben Blushi: Peticioni ndaj meje, Rama fishkëlleu, Elbasani kërceu. Kryetari i PS pa mandat të zbatojë ligjin
– Shpërthimi në shtëpi, ishin 200 g tritol jo bombol gazi
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Operacion fshesa në PD. Mbledhja e kryesisë, delegatët e Shkodrës përplasen me të dërguarin Gjergj Lezhja. Anëtarët e PD kundër udhëzimit të Bashës”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Ligji i ri, si do të legalizohen 270 mijë objekte
– Trafiku i drogës, PD vendos kushte për komisionin hetimor PS dhe LSI
– Durrës-Fier përgjaken rrugët makina shtyp të miturën humb jetën 7 vjeçarja
– Rama prezanton paketën e re për fasonët
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “At Nikolla Marku: “Janullatos provokon qëllimisht me gjuhen greke”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Ministri Nasip Naço letër të hapur KLD-së. “Kërkuam procedim, gjyqtaren e emëruat kryetare në Shkodër
– E akuzoi online, gjyqtarja Mataj i kërkon dëm financiar
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Basha: Jo protesta por revolta . Mazhoranca firmos kërkesën për komisionin hetimor lidhur me akuzat e forta për FA. Meta një ndër 35 firmëtarët”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Meta: PD të mos luajë me reformën territoriale si me kushtetutën
– Tragjedia në Elbasan, nënë e bir shkrumbohen brenda barakës
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Ku do gërmojë Auroni?”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Faksimile: Si u hoq në 2008 neni që gjykonte gjykatësist, ose ku e ka burimin “gjonizimi” i Drejtësisë
– Si preken nga ligji i ri shefat e shërbimeve në Mjekësi
– Një dramë për Enver Hoxhën apo për…?
– Pas një aksidenti të “vockël” në det
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Thellohet hetimi për "trafikun e drogës". Prokuroria kërkon verifikim mbi 'dosjet' e shërbimeve sekrete”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Blushi: Nuk ka kolegjialitet në PS, Rama po shkel statutin
– Replikat e ashpra Basha-Meta për akuzat mbi ushtrinë
– Nasip Naço: KLD ngre në detyrë gjyqtarë me shkelje
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Kodheli fundos Imamin, 6 dosje të reja në prokurori, 10 kallëzime penale për ish-ministrin e Mbrojtjes”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Agjencia angleze e akreditimit shkrin universitet fantazmë, brenda gushtit spastrohen kush nuk përmbush kriteret
– Ndryshon Kodi i Procedurës Penale, prokurorë nga SHBA dhe BE për dosjet e korrupsionit dhe 21 janarin
– Gjyqtarët letër Nishanit: Të mbahen sekret skandalet në gjykata. Sajmir Tahiri: Liruat 700 të arrestuar nga policia
– Grupi i PS vendos shtyrjen e reformës territoriale, debate për vonesën e ligjeve
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin ““Lulzim Basha po kërkon të ikë nga litari i ish-liderit të PD-së. Basha të thotë: Boll më, Doktor! Një udhë e re demokracie e shpëton selinë blu nga përçarja e madhe”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Kryeprokurori Llalla dhe ministri i Drejtësisë Naço, duke parë nga salla e Parlamentit, se cilët duhen arrestuar
– Reforma territoriale, Meta: Presim reflektim nga PD
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





