E shtunë, 23 gusht 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Në gjithë vendin/ Vendimi, pezullohen një vit lejet e ndërtimit”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–       Luftë për drogën, qëllohet me armë helikopteri i RENEA

–       Elvira Gega: Lashë punën, pronarët në siklet me mua pas skandalit

–       Nishani kthen “territorialen”, Rama: Do e rivotojmë

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Bllokohen automjetet me targa të huaja pas 1 shtatorit”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–       Rama: Pezullohen lejet e ndërtimit në të gjithë vendin

–       Nishani “gris” reformën territoriale- administrative

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Megavjedhja e Bankës, Bejtaj, transportuesi i milionëve”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–       Shqipëria kundër ISIS, mbështetet nga SHBA dhe Italia

–       Topalli thyen urdhrin për bojkot shkon te darka e Metës

–       Dukagjinasit në luftë me policinë, dy plumba prekin helikopterin

 

GAZETA MAPO  hapet me shkrimin  “Nga Vidi te Merkel; A po vijnë më në fund gjermanët? Në prag të samitit të Berlinit, Shqipëria shpall Gjermaninë si “partner strategjik”. Si ka ndryshuar kursi i politikës së jashtme të Ramës dhe çfarë mund ta rrezikojë dashurinë e re me gjermanët të ketë të njëjtin fat të palavdishëm si me Turqinë e Erdoganit”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Nishani kthen në Kuvend ndarjen territoriale, Rama: Ia rrëzojmë që në seancën e parë

–   Shkëlzen Maliqi: Një komb kosovar? Tendencë absurde intelektuale

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Visho Lika zyrë përgjimi në Aeroportin e Rinasit, raportet për udhëtimet dhe lëvizjet në duart e Sali Berishës”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Kristaq Kume: Nishani pjesë e luftës politike. Beqiri: Pas Berishës, Nishani numri dy i antishqiptarizmit

–   Qeveria shqiptare u shpall luftë terroristëve të ISIS, pjesë e aksionit të SHBA, armë dhe municione për qeverinë e Irakut

–   Prokuroria grup ekspertësh për numërimin e parave në Bankën e Shqipërisë, dyshime për inventar të manipuluar nga Ardian Fullani

 

GAZETA KOHA JONE  hapet me shkrimin  “Plumb kokës!”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Sot hyn ligji në fuqi. Mos pini duhan në mjedise publike! Ka gjoba!

–   Presidenti kthen reformën territoriale: Nuk u pyetën banorët

–   Rama: Dekretin e Nishanit do e zmbrapsim në seancën e parë

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/