E mërkurë, 23 korrik 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Legalizimet, qeveria miraton çmimet e reja”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   S’pyetën për fejesën, 74 vjeçari masakron familjen

–   Ekzekutohet në makinë emigranti 27 vjeçar nga Italia

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Legalizimet, ja vlera e truallit”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Bajramin e braktisën, ja ç’më tha para vrasjes

–   Hiqet shumica e benzinatave në autostrada

–   Ekzekutohet në makinë emigranti 27 vjeçar, pas kthimit nga Italia

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Doshi kundër Tahirit: Emërime politike në polici, ikën tropojanët, erdhën tepelenasit”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Muharrem Dardha: Ja kush ishte e dashura e Kadaresë, u skuq kur pa romanin e Jorgaqit

–   Motra e 17-vjeçares: Xhaxhai bëri gjëmën se babai nuk e pyeti për fejesën

–   Dule: Na kanë zbuar nga koalicioni po u miratua “Himara”, gati protestat

 

GAZETA SHQIP  çelet me shkrimin  “Vrasje e pesëfishtë për fejesë, gruaja e autorit: PAshë tmerr”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Inspektori i KLD-së, mbi 200 mijë euro pasuri të dyshimtë

–   6 deputetë kundër hartës së re

–   Legalizimet, çmimet e reja për shitjen e trojeve

 

GAZETA MAPO  hapet me shkrimin  “Zbardhen negociatat e ethshme të Ramës me deputetët e LSI”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Legalizimet, lista me çmimet e reja dhe afati i pagesës

–   Telefonata e fundit përpara vrasjes:…I vrava të katërt

–   6 deputetë të mazhorancës, kundër ndarjes së re, rrezikohet votimi

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin “Pasuria e Tafajt/ "Padroni i të
verbërve", pallat 5 kate në Linzë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Masakra në Fier, vret 4 persona se nuk i pëlqeu fejesa

–   Ambasadori Gaiani: BE do ta kapërcejë frikën për zgjerimin

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Edi Rama i heq Visho Likës “Shtëpinë me gjethe”, bazën famëkeqe të SHISH, e përdorur për tortura, terror dhe përgjime”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Pasuria e Inspektorit të KLD, Arjan Qafa, mijëra euro dhuratë, bashkëshortja kursen 70 mijë euro si mësuese dhe shitëse butiku

–   Rama mbledh Komisionin e Sigurisë, kërkon urgjentisht miratimin e Byrosë së hetimit dhe shkrirjen e Gardës

Tom Doshi: Sajmir Tahiri mbushi policinë me tepelenas si Berisha me tropojanë, njerëzit nga rruga i ka bërë drejtues

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Shpërthen Tom Doshi”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Çfarë e ka mërzitur  Berishën dhe Jozin që rrinë kaq menduar përpara Bashës?

–   Legalizimet, ja çmimet e shitjes së parcelave të objekteve pa leje

–   Kodi Rrugor, rregulla të reja për zonat e shërbimit në rrugë

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/