E premte, 23 maj 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Rriten tarifat, ligj i ri për bixhozin, kazinotë hiqen nga qyteti”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Dekreti i Nishanit përçan mazhorancën, LSI voton pro Malajt për Gjykatën e Lartë

–   Dritëroi: Gjuha të mos preket, duan të ndajnë veriun dhe jugun

–   Greva e urisë, zbardhen 5 kërkesat

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Shlyhen borxhet e farmacive. Ministria e Financave paguan 2.9 miliardë lekë”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Reportazh te çadrat, edhe biznesmenët e Berishës, në grevë urie për punë

–   Reforma, harta e re, shkrirje mes dy varianteve me 39 dhe 47 njësi

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Përpëlitjet e fundit të një banditi politik”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Përcaktohet harta e re territoriale: Do kemi 39 bashki, Kamza ndahet nga Tirana, Himara nga Vlora

–   Bedri Islami: Salla e Parlamentit apo stalla e ….

–   Rama zbulon një ‘sekret’ për veten: Se di makinën dhe nuk kam patentë

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Tritoli dhe Divjaka inskenime, Saimir Tahiri në “Top Story”: Konspiracioni jo vetëm teori, ekzistojnë provat”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Reforma, ndarja e re, Braho kërkon sqarime për minoritetin

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Saktësohet skema e legalizimeve sipas zonave të banimit. Zbardhet harta me çmimet e reja për truallin në Tiranë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Porosia misterioze e mafias shqiptare, 89 kg kokainë nga Ekuadori drejt portit të Durrësit

–   Babë e bir arrestohen me armë dhe uniforma policie maqedonase

–   Basha: Edi Rama është provuar si një peng i narkotrafikut

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Blindohet Kryeministria. Qindra forca policie nga rrethet mbërrijnë në mesnatë në Tiranë. Forcat speciale në gjendje gatishmërie nëse situata përkeqësohet. Policia raporton tek Rama, SHISH-i informon për Berishën. Ambasadat e huaja paralajmërojnë nënshtetasit e tyre të mos afrohen para selisë së Qeverisë”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Vokshi: Me Ramën, demokracia është më në rrezik se kurrë

–   Ligji i ri, kazinotë dhe lojërat e fatit, qeveria shtrëngon kushtet për licencimin

–   Edhe Fakulteti i Drejtësisë, kundër draftit për reformimin e arsimit të lartë

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Tritoli i Imamit në duart e mafies, Tahiri – Didi qarkore për të mbrojtur urat, tunelet, shtyllat e tensionit dhe institucionet nga sulmet terroriste”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Bujar Nishani në panik, nis lëvizjen kundër reformës në drejtësi, thirrje prokurorëve dhe gjyqatarëve të mos tremben nga mazhoranca

–   Edi Rama: Lazarati kështjellë e Berishës dhe e Dashos, do tregojmë lidhjet e PD me krimin dhe drogën

–   Fatos Klosi: Të rrëzohet strategjia e Berishës për drogën, mbrojti Lazaratin dhe hoqi radarët

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/