E hënë, 23 qershor 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Vendimi i qeverisë. Legalizimet, formula për çmimin e truallit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Drogë edhe nën gurë në Lazarat, vetëm 40 familjet myslimane s’mbollën hashash
– Skënder Gjinushi: Europa i hapi dyert Shqipërisë. PS të mos i mbyllë dyert PSD
– Notat e matematikës 10200 nxënës janë mbetës
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “I arrestuari bëhet kryetar i PD. Në krye të degës së Fierit, ish-drejtori i patentave i prangosur në 2012”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Dalin notat e matematikës, ngelin 10361 maturantë
– Gjakmarrja, vrasja e Saimir Zizës, lirohet kushëriri i viktimës në Dibër
– Aktet kriminale, rihapen dosjet e vjetra të Lazaratit
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Të larguarit nga puna, fitimi i gjyqit, kush merr paratë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– “Lazarati tjetër", ushqime me listë. 70 vjet mllef: “Dërri” na la pa bukë
– Lista emërore, 10% janë mbetës. Matematika, ja nota për 45 mijë maturantë në të gjithë vendin
– Kreu i INUK bllokoi bulevardin e Tiranës. Prokuroria: Ja pse akuzohen Zyhdi Dajti dhe Florenc Hoxha
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Byroja e hetimit, me 50 “të paprekshëm” . Punonjësit do të kenë rroga speciale dhe mbrojtje të posaçme nga shkarkimet”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Protestë e dhunshme në Mitrovicë për urën
– Lazarat, rihetim për sulmet ndaj policisë në vite
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Hakmarrja për vrasjen e Peshkopisë, babai i Zizës: Rrëfej vrasësin e tim biri, drejtësia na bëri me hasëm”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Formula e re e pensioneve, baza që do vlerësohet për llogaritjen
– Rama e Meta në kanionet e Osumit: Potencial i zhvillimit të turizmit
– Legalizimet, afatet dhe procedurat e reja për ndërtimet e padeklaruara
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





