E shtunë, 24 maj 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Për Lazaratin. Blushi: Tahiri trim, por të bindë Kryeministrin”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Kurbin, rrahu dhe ekzekutoi me armë të bijën 15 vjeçare, takonte fshehurazi një djalë. Nëna vret vajzën dhe veten

–   Protesta, Basha: Ramës i ka ngelur vetëm largimi

–   Fotot e Linda Ramës shtatzënë, Rudina Magjistari rrëfen lidhjen me Xhavitin

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Revoltë në PD: Basha Ik”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Koço Kokëdhima: Marrëveshja jonë për të rimëkëmbur pasuritë e banorëve te Himarës

–   Peshkopi, festonin mbarimin e shkollës, humb jetën në aksident një maturante

–   Tragjedia në Kurbin, nëna vret vajzën dhe veten, lë letër lamtumire

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Çfarë po fsheh Saimiri?”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Letër grevistëve të urisë nga një i hequr nga puna: Tipi që më zuri vendin s’më thirri kurrë në emër

–   Protestuesit me 3 gishta dhe disa foto pikante të mitingut të djeshëm

–   Këshilla maturantëveL Ç’duhet të keni parasysh për provimin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Antikanabisi me avionë nga Italia. Fillon të hënën monitorimi nga ajri i gjithë territorit të vendit”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Protesta kundër narkotrafikut, opozita mbledh pak në bulevard. Rama ironizon

–   Nëna vret vajzën 15 vjeç se donte të shkonte në ekskursion

–   Ktheheshin nga ekskursioni, vdes në aksident maturantja

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Facebook-u që vret, nëna masakron të bijën me plumb mbas shpine”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Berisha: Shefi i antikorrupsionit është furnitori i kokainës së Kryeministrit

–   Protesta e opozitës, Basha: Rama ik, vendi ka nevoje për zot shtëpie

–   Basti i kryeprokurorit. 4 dosjet e nxehta që do të ndërrojnë fatin e Shqipërisë

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Edi ik!”, por Rama nuk ra! Dje protesta e opozitës ishte civile. Basha u konfirmua si lider europian”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Himara, Kokëdhima dhe pushteti i sotëm

–   Bilanci i qeverisjes, opozita dhe drejtësia. Tre pyetje për tre përgjigje. Flasin analistët Rezart Xhaxhiu, Mentor Kikia dhe Erl Murati

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/