E enjte, 24 prill 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Paditet gjyqtari. Gjin Gjoni fshehu 2 milion euro pasuri”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Urdhri për mësuesit. Të paraqiten faturat e paguar të dritave tek drejtori
– Ministri Tahiri e Naço përplasen për masat e dënimit
– Fullani: Politika e banka nuk ndikon tek kreditimi
– Basha me sindikatat, protesta dhe revolta
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Fshehja e pasurisë. Padia: Gjyqtari xhiroi 2 mln euro. Lista e plotë. Prokuroria transaksionet e dyshimta të Gjin Gjonit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Akuza për trafik droge flluskë sapuni. Flet ish komandanti i Gjadrit
– Zbardhet letra e Nishanit për Kodhelin. Pse e refuzoi Zaimin
– Majko pyeti në kuvend , ku i gjejnë paratë që shohin Bajernin. Taulant Balla ndjek Real-Bajern, foto në gazetën kryesore në Spanjë
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Legalizime, ALUIZNI, tapi për 300 pallate”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Gjin Gjoni fshehu 3 miliardë leke pasuri
– Zyrtaret e korruptuar, Llalla: Vjet asnjë denoncim
– Ambasadoret, pro reformës territoriale
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Kallëzimi nga ILDKP. Vila 1029m². Gjin Gjoni zbulohet “thesari” 2 milion euro. Botojmë listën e plotë e 18 lëvizje parash të dyshimta të gjyqtarit dhe bashkëshortes së tij. “Pasuria është e gruas sime”. Misteri i katër kompanive dhe i huasë për një gjerman”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Reforma territoriale. Nëse nuk miratohet në qershor shtyhet për në 2019
– Artan Llame. Legalizimet e ndërtimeve mbi 5 kate janë bllokuar
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Llalla heshti për milionat e Gjonit”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Prokuroria pajisje përgjimi me qera
– Ambasadorët: OK me reformën territorial
– Struktura e re hapen, konkurset për zjarrfikës
– Shkodër, ekzekutim me snajper për gjakmarrje
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Kush do ta gjykojë Gjinin?”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Drama e familjes durrsake Luzi, një baba dhe 3 fëmijë që akuzojnë policinë se u shkatërroi jetën
– Bamir Topi: Qeveria është vonuar shumë, po vijon statuskuoja e Berishës
– Bojkot dhe akuza. Çfarë po ndodh në Universitetin e Mjekësisë
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Ja kush rrezikon. Bllokim legalizimesh në Tiranë, 80 mijë ndërtime jashtë procesit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Padia e ILDKP: Gjykatësi Gjoni, 2 mln € pasuri të pajustifikuara
– Kryeprokurori: Nuk kemi para, pajisjet e përgjimit i marrim me qira
– Ndarja territoriale. OSBE: S’është mirë që një pjesë e politikës të ngelet jashtë reformës
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Rikthehet në skenë grabitja e shekullit, të majtët kërkojnë hapjen e hetimeve për Lulzim Bashën, vodhi 230 milion euro”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Tre deputetë kontroll zyrave të Visho Likës, në sitë përgjimet, emërimet e të inkriminuarve dhe informacionet e qeverisë
– Mblidhet grupi anti-Basha, Rusmaili dhe Hoxha takim me të pakënaqurit, PD drejt ndarjes në dy parti
– Fshehu 3 miliard lekë dhe aksionet në kompani, ILDKP çon në prokurori gjyqtarin Gjin Gjoni
– Pas amerikanëve, OSBE mbështet projektin e USAID për reformën territoriale, të gjithë ndërkombëtarët kundër PD
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Intervistë ekskluzive për “Koha Jonë” e deputetit çam, ku sqaron situatën politike dhe problemet në koalicionin opozitar. Kërkohet kryetari i PDIU-së, Idrizi! Dashamir Tahiri bën thirrje për të gjetur kryetarin e partisë së tij”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Hidhen në erë ndërtimet pa leje në ishujt e Ksamilit
– ILDKP, kallëzim penal gjyqtarit. Gjin Gjoni: Kjo është farsë politike
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





