E premte, 25 korrik 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Negociatat në PS, bie mazhoranca e 84 votave, ikin 5 deputetë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Përgjegjësi i Thesarit, vodhi 6 milionë dollarë për 4 vite në bankë: Paratë i luajta bixhoz
– Krim brenda familjes, emigranti vret gruan, foshnjen dhe veten
– Tryeza e pensioneve, Basha: Nuk do ta pranojmë reformën e qeverisë
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Krim në Korçë, shuhet familja. Emigranti qëllon gruan, foshnjen dhe më pas veten”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Shkodër, djali plagos rëndë me armë zjarri nënën dhe vëllanë
– Koço Kokëdhima: PBDNJ dhe Greqia s’kanë asnjë të drejtë për Himarën
– Kuvend, mungojnë deputetët e shumicës, dështon votimi i pesë projektligjeve
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Si i vodha 4.3 milionë euro nga Banka e Shqipërisë: Fshihja në trup nga 10 milionë lekë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Bojkot Kuvendit, Doshi: Festuam ditëlindjen e Frrokut, u vonua torta
– 40 vjeçari vret në gjumë gruan dhe fëmijën 1 vjeç
– Ekonomia, 9001 biznese debitore te tatimet
GAZETA MAPO hapet me shkrimin “Kryengritje në PS, bllokohen ligjet me 84 vota. Pagëzohet bërthama anti-Rama?!”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Bankieri: Kam vjedhur 6 miliardë lekë nën hundën e kamerave, i prisha në kumar
– Masakër në Korçë, dyshon për atësinë, vret gruan, foshnjen dhe veten
– Penalitetet e legalizimeve, shtëpia i kalon ALUIZNI-t për ata që nuk paguajnë
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Mogherini: Dialog mes palëve, opozita të jetë konstruktive”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Nis ligji i ri, ja si ndryshon grada për ushtarakët
– Korçë, vret veten gruan dhe foshnjen. Shkodër, djali plagos nënën dhe vëllain
– Prapaskenat e ngujimit të Popajve në ambasadën italiane
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Zbardhen përgjimet e Visho Likës nga 2013 deri në shkurt 2014, në krye të listës Ylli Ndroqi dhe Frrok Çupi, deputetë ministra dhe ambasadorë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Grabiten 6 miliardë lekë në Bankën e Shqipërisë, kryeprokurori nuk fillon ndjekje penale ndaj Ardian Fullanit
– Skandali, Bujar Nishani emëron kushërirën e bashkëshortes në Gjykatën e Apelit, mbush drejtësinë me familjarë, klientë dhe besnikë
– Naço: Ja 10 shkeljet e KLD, Nishani-Çefa bllokuan listën me renditjen e gjyqtarëve për të promovuar njerëzit e PD
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Opozita me sytë nga Veriu i PS-së”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Meta: Sezon i parakohshëm pushimesh për opozitën
– Kokëdhima: PBDNJ dhe Greqia s'kanë asnjë të drejtë për Himarën
– Korçë, Krim tjetër makabër, burri masakron gruan dhe fëmijën
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





