E martë, 25 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMAka si argument kryesor “Edhe dy Gjyqtarë. Fshehu 600 mijë euro , në prokurori Ambasadori”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– PS tërheq ligjin për nëpunësin civil dhje AMA. Rama: Kërkojmë konsensus me opozitën
– Ilir Meta feston 45 vjetorin me 500 të ftuar, festa tek Gjiri i Lalzit
– Atentat juristit të Gjykatës së Lartë, hetim për pronat
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Bllokohen makinat me gjoba. Mjeti do të çohet në pikën e grumbullimit”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Ditëlindja e Metës, festa gjigante në Lalz
– Ndihma ekonomike, kush përjashtohet nga skema
– Pasuritë që fshehu ambasadori dhe dy gjyqtarët
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Atentati në Bllok. Qëllohet asistenti i gjyqtarit Islamaj: S’ka lidhje me punën, por biznesi. Dokushi: Po çoja fëmijën në çerdhe”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Imami i Gurrasit: Hoxhallarët nga Librazhdi i gënjyen nxënësit e mi. Almir Doçit i fola, por mori gruan dhe fëmijët dhe iku në Siri
– Mjetet me gjobë do të sekuestrohen, si do procedohet me shoferët me shkelje
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Në prokurori dosja e pajisjes përgjuese, u përdor për spiunimin e opozitës”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Lista, Ja 20 subjektet ndaj të cilave ka më shumë borxhe shteti
– Lefter Koka: 10 milion fidanë për pyllëzim në të gjithë Shqipërinë
– Ambasadori Agim Isaku ka fshehur 2.2 milion euro pasuri
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Mazhoranca dorëzohet përpara PD. Hiqen nga kalendari i Kuvendit nismat e kundërshtuara nga opozita”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Skandali i “mbërtheckave” gjykata rrëzon Ylli Pangon
– Atentat mafioz, këshilltarit ligjor të Gjykatës së Lartë
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Negociata sekrete për takimin Rama-Basha. Kryeministri cakton staf për të përgatitur axhendën dhe modalitetet e një takimi të mundshëm. Taulant Balla takohet me Majlinda Bregun për afrimin e qëndrimeve si dhe për të parë mundësinë e një tryeze PS-PD. Në pritje të takimit me Bashën, Rama ngrin “Nëpunësin” dhe “ama”-n. Porosia në mbledhjen e grupit: Nuk kemi pse nxitojmë!”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Takimet në Siri me “ushtarët”e Zotit nga Shqipëria e Kosova
– Basha, “qytetar Nderi” i Deçanit: absurde paralelet Kosovë-Krime
– Mediu: E djathta Nuk i shpëtoi etatizmit, të afrojmë mendimin ndryshe
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Përgjimet: Pasi t’ju lëpijnë këmbët, prijuni kokën”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Lista zyrtare me emrat e 4200 ish-të përndjekurve që përfitojnë dëmshpërblim
– Foto-Detajet e ditëlindjes me 600 të ftuar të Ilir Metës
– 86 pasaportat, patentat dhe kartat e identitetit të gjetura dje
– Atentat këshilltarit të Gjykatës së Lartë, autori është filmuar, ja dy pistat e hetimit
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Alarmi për hashashin jo vetëm në jug, por edhe në veri. Kultivohen bimët narkotike në zonat e thella malore dhe pranë qytetit. “Lazarati i Vogël”. Institucionet vendore nuk bashkëpunojnë me policinë. Policia e Shtetit paralajmëron se do vihen përpara drejtësisë për fshehje dhe moskallëzim krimi”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Shahu në shkolla, investim për dijen e mirëqenien
– 600 të ftuar mbrëmë në ditëlindjen e Ilir Metës. Mbrëmë në Gjirin e Lalzit në Durrës, Ilir Meta kishte ftuar për ditëlindjen e tij 600 të ftuar. Në 45-vjetorin e ditëlindjes së Metës kishin ardhur politikanë, artistë, gazetarë, nga bota e financës dhe biznesit, partiakë të LSI-së etj
– Grupi i PS: Nëse nuk ka konsensus, reformat do t'i votojmë pa PD
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





