E mërkurë, 25 qershor 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  ““Nga qelia e “302”, i burgosuri për vrasje kërcënon deputetin e PS. Deputeti i PS Sadri Abazi denoncim në polici”.”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Dosja te Krimet e Rënda. Akuzë për vrasje kreut të komunës Lazarat

–   Shqipëria kandidate për në BE, përfitimet dhe detyrimet që vijnë nga marrja e statusit

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Statusi, ja çfarë përfitojmë. Vendimi, Shqipëria bëhet zyrtarisht vend kandidat për në Bashkimin Europian”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Zgjidhet ngërçi me CEZ-in, paguhen 95 milionë euro

–   Tri akuza për kryekomunarin e Lazaratit Dasho Aliko

–   Kallzim penal për 6 zyrtarë për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “BE i jep Shqipërisë statusin kandidat. Vendimi i plotë i ministrave të jashtëm: Dialog Qeveri- opozitë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   CEZ, zgjidhet konflikti, do të paguajmë 95 milionë euro në 5 vjet

–   Dosja e Prokurorisë: Lazarati ishte në përgjim që nga 25 janari

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin “Ja çfarë përfiton Shqipëria nga statusi”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Policia kërkon arrestimin e Dasho Alikos, prokuroria refuzon

–   Nisin bisedimet e fshehta PS-PD për “Territorin”

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Gjuetia e egër për naftën shqiptare. Zbulimi: Shqipëria rezerva të fuqishme nafte të nivelit europian. Wesley Clark, komandanti në pension i NATO-s, rikthehet në Ballkan si drejtor i dy kompanive kanadeze që kryejnë shpime në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Statusi, më shumë prestigj politik, sesa përfitim ekonomik

–   Dasho Aliko nën hetim për lidhje me bandat e Lazaratit

–   Fatura e konfliktit me çekët e CEZ: 95 milionë euro në pesë vjet

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Rama: Do godasim! Statusi u dha, kryeministri fillon ofensivën për të zbatuar kriteret e Bashkimit Europian për anëtarësim”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Si do të ndryshojë skema e pensioneve dhe sigurimeve shoqërore

–   Lulzim Basha: Pas statusit, sfidë hapja e negociatave

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/