E mërkurë, 27 gusht 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Ndërtimet pa leje; Policia, kontroll në dosjet e legalizimeve”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–       Zbulohen sms-të e shefit të policisë me emigranten 32 vjeçare

–       Përgjimet, Rama: Asnjë e keqe nuk na vjen nga Gjermania

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Roshi: Priten rrjedhje nga PD-ja”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–       Rama zbardh projektet për Shqipërinë dhe rajonin

–       Vlorë, gjendet i vrarë me armë zjarri një person 26 vjeçar, në mbrëmje

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Rregullorja e Thesarit; Vartësit “tradhëtojnë” Çollakun”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–       SHKB arreston Palukun

–       Përgjimet, Rama: Nuk na vjen e keqja nga Gjermania

–       Matura, të hënën nis plotësimi i formularit

 

GAZETA MAPO  hapet me shkrimin  “Arrestohet shefi i policisë, mesazhet e ngacmimit seksual për emigranten”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Rrëzohet helikopteri i dytë në Dukagjin, në pranga autorët e sulmit

–   Rama: Me Merkelin s’do flas për përgjimet, ja 4 projektet e Berlinit

–   Vlorë, ekzekutohet në pritë 27 vjeçari në malin e Shashicës

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Ja helikopteri i policisë i rrëzuar nga plumbat”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Denoncimi: Rregullorja dhe pajisjet e sigurisë u vunë pas vjedhjes

–   Pse Marjan Gega u arrestua e Dasho Aliko jo?

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “PS denoncon Jamarbërin dhe Argitën për ndërtimin pa leje në Gjirin e Lalzit, policia përplaset me INUK për ekzekutimin e vendimit”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Ramohitaj fundos Ardian Fullanin: Nuk na komunikoi rregulloren, paratë pa kasaforta dhe çelësa

–   Myslim Pasha: Hajdutët e BSH mbushën brekët me para, guvernatori krihet, siguria kombëtare në duart e autorëve të piramidave të '97

–   Eksperti amerikan: Vjedhja e BSH dëmtoi sistemin bankar, në Shqipëri nuk ka traditë dorëheqjesh

 

GAZETA KOHA JONE  hapet me shkrimin  “Dukagjin, luftë dhe helikopterë të rrëzuar”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Kryeministri Edi Rama, dje në aeroport si pasagjer i thjeshtë

–   Strategjia, SHBA-të do të shtojnë bazat ushtarake në Shqipëri

–   Korçë, vidhte të vdekurit për të mbajtur gjallë familjen

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/