E hënë, 26 maj 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Çmimi i truallit, legalizimet, 30 ditë afat për të paguar faturën”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Debati për kongresin e Përmetit, flet Paskal Milo: Të ringrihen lapidarët dhe përmendoret

–   Vrasja në Tiranë, akuzë për kunatin, nuk u vetëvra, arma u gjet në kanal

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “’Sudja”, lista e dytë. Emrat, sot takimi në gjykatë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Rexhep Qosja: Greva e urisë? Dikush punon pas shpine, ka prapavijë politike

–   Komunitetet fetare kundër LGBT: Sulm ndaj familjes

–   Shkollat u lyen vullnetarisht, në xhep paratë e prokurimit

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Nis antidroga, vijnë italianët. Avioni italian fotografime nga ajri të parcelave të mbjella”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Lufta për pushtet, PD protesta për të zvarritur zgjedhjet

–   Statusi, Rama dhe Bushati lobim në vendet e ulëta

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Reforma, sytë nga shkurtimet. Mijëra vende pune drejt mbylljes, Çuçi fillon diskutimet në terren për reformën e re”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Raporti i KLSH, pacientëve në gjumë nuk iu shërbehet ushqim

–   Reagojnë fetë: Po sulmohet familja

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Komunitetet fetare “bashkohen” në një qëndrim. Homoseksualizmi një e keqe kërcënuese, familja shqiptare në rrezik”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   “Rebelohet” deputeti grekofon: Himarjotët nuk janë vlonjatë!

–   Vrasja e Gesarës nga e ëma, misteri fshihet në një kompjuter

–   Grida Duma: Rama ka 9 muaj që nuk qeveris, kabineti i tij s’ka ministra, por zëdhënës

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/