E enjte, 26 qershor 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Urdhri i ILDKP: Administrata, zyrtarët me biznese përjashtohen”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Lista me 109 emrat e Alikos, besimtari: Policia po na shënjon shtëpitë si nazistë

–   Pesë kushtet e BE për hapjen e negociatave për anëtarësim

–   Shkodër, vritet për gjakmarrje në sytë e të birit 12 vjeçar

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Shkodër, ekzekutohet 49 vjeçari. Brahim Mani vritet në oborrin e shtëpisë, hetohet pista e gjakmarrjes”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Lushnje, masakrohet 40 vjeçari, vritet dhe hidhet në kanal

–   Fituan gjyqet, paguhen 1494 biznese dhe individë

–   Ganaj: Punonjësit e tatimeve dhe doganave s’mund të merren me biznes

–   Didi: Prova për Dashnor Alikon është vetë Lazarati

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Përgjimet e Lazaratit: Hapni zjarr sa ti shikoni policët. Urdhrat për mercenarët: Mos tallni b.., bjeruni se na vunë përpara”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Lista me 109 emrat që mbillnin hashash në Lazarat, Berisha: Kreu i komunës denoncoi

–   Këshilli Bashkiakik, Refik Haliki President i Tiranës. Rrjedhje votash nga PS

–   I ngujuar 21 vjet, vritet në oborrin e banesës

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin “Rexhep Qosja: Statusi një epokë e re për shqiptarët”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Trojet në përdorim, qeveria vendos shitjen dhe çmimin

–   Dokumenti, Aliko nuk pranoi të flasë në prokurori

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Zbardhet kompromisi i çastit të fundit i Qeverisë shqiptare. A u këmbye vota çeke me 95 milionë eurot e CEZ? Pohimi vjen nga Praga”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Edi dhe Linda presin vetëm 1 bebe. Rubena Moisiu përgënjeshtron atësinë e dyfishtë të Kryeministrit

–   Dy ekzekutime në Shkodër dhe Lushnjë, dyshime për hakmarrje

–   Berisha: Klani i drogës, në krye të  reformës në drejtësi. S’bëhemi pjesë

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Kryeprokurori Llalla bllokon dosjen e Bushatit për Lulzim Bashën, marrëveshja e detit arkivohet pas urdhrit të Berishës”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Reforma në drejtësi, në shënjestër gjyqet politike të Sali Berishës, ja gjyqtarët që dënuan deputetët dhe mbyllën dosjet e korrupsionit

–   Këshilli Bashkiak rrëzon terminalin e Bashës, LSI kundër PS, Salianji sherr me Gazmend Dibrën

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Berisha flet si kryetar i PD-së. Selia blu ka një kryetar zyrtar që jep vendimet e Partisë Demokratike dhe nuk duhet dubluar apo anashkaluar”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi: Vetëm sa kemi filluar…!

–   Vendimi i qeverisë, si do të shiten trojet në përdorim

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/