E enjte, 27 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Legalizimet. Qeveria kalon ligjin, ja si ndryshon formula”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Pensionet, Veliaj, kujt i rritet mosha e daljes ne pension
– Prokuroria zbulon në gjyq përgjimet e Arben Frrokut: Festoi pasi vrau kryepolicin Lamaj
– Qeveria kalon Kodin penal, ndëshkim kush vjedh energji elektrike
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Pensionet dy skemat e reja. Rritja e moshës pas vitit 2080”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Legalizimet falas, kushtet për marrjen
– Administrata. Vendimi ndryshon mënyra e lëvizjeve dhe shkarkimeve
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Analiza e mbrojtjes. Serbia mund të sulmojë Kosovën”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Ahmetaj: Për tre muaj do të kemi ndare 300 milionë dollarë
– Veliaj: Rritja e moshës së pensionit jo për ata që janë në prag
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Gërveni aplikoi fshehurazi si drejtor civil në NATO”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Këshilli i Ministrave: Deri në 20 vjet burgim për trafik tritoli
– Mazhoranca shtyn kontrollin ndaj SHISH-it
– Komandanti i Logjitiskës në pyetje për fondet
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Legalizimet, kategoritë që nuk paguajnë, zbardhen detajet e vendimit të qeverisë”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Basha vendos kushte: Jo takim me Ramën
– Çështja Gerveni, Nishani sulmon shefin e shtabit
– Sulmi me antitank në Farkë, hetim për “mafien e pronave”
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Basha më afër takimit me Ramën: Pres përgjigje për letrën! Kreu i PD: Vlera e dialogut u mbivendoset pengesave që e vështirësojnë, qëndron mbi to. Kreu i PD-së tha dje se mes dy kampeve nuk ka komunikim për takimin e mundshëm me Kryeministrin, por kërkesa e tij për konsensus të reformës territoriale në Kuvend, pret përgjigje”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Pëllumbi: Takimi, i domosdoshëm për politikën
– Ligj i ri për legalizimet. 10% më pak kush paguan energjinë
– Atentati me antitank, hapen dosjet e pronave në Farkë
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Legalizimet. Detajet e vendimit të djeshëm të qeverisë: Si do të kryhet falas procesi për mbi 200 mijë familje”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Vendimi i qeverisë: 7 rregullat e reja për transferimet dhe shkarkimet në Administratë
– Pensionet, propozimi për skemën e re
– 17 vjet nga tmerri i Otrantos, një letër nga familjet e viktimave
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “A ka kompromis për rikthim në krye të Partisë Socialiste,meqënëse kongresi zgjedhor ka 6 muaj që nuk po bëhet? Fatos Nano. Platforma për një të Majtë të bashkuar në Konfederatë dhe "pazari" që Edi Rama mbetet Kryeministër deri në vitin 2017”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Ministri Tahiri: Deri në 20 vite burg kush përdor e tregton lëndë eksplozive për qëllime kriminale
– Markimi i karburanteve, Biznesi: Gjykata Kushtetuese gaboi
– Rama: Legalizimet, procesi do të jetë falas
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





