E enjte, 28 gusht 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Matura, pikët, për të fituar Universitetin. Për çdo degë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Fullani: Vjedhja, më i interesuari për zbardhjen jam unë
– Qeveria ndryshon kushtet për të marrë patentën
– Pogradec, hidhen nga varka në liqen, zhduken dy kushërinj
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Pogradec, mbyten në liqen dy kushërinj”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Banka, Braçe-Fullani, replika për dosjet e kërkuara nga Kuvendi
– Koço Kokëdhima: Shqipëria nuk kalon më nga banda e Saliut
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Maturantët, pikët e fituara në 10 degë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Ambasada turke kundër Çollakut të PD: Je konfuz
– Pëllumb Xhufi: Dokumentet e panjohura të Kozma Etout
– Fullani: Braçe i ftuar në BSH për të parë dokumentet që do
GAZETA MAPO hapet me shkrimin “Qeveria i shpall të paligjshme, ja ndërtimet me leje që rrezikojnë të shemben”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Ndryshon Kodi Rrugor, 10-fishohen gjobat, rregullat e reja për marrjen e patentës
– Mbyten dy kushërinj në Pogradec, në pranga pronarët e varkës
– Fullani: BSH dhe unë, më të interesuarit për zbardhjen e vjedhjes
– Didi: Vrasja e Santos, pistat ku po hetojmë
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Gjobat e reja, 10-fishohen masat, rregulla edhe për fëmijët”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Pastrimi i parave, 558 raste vetëm 13 masa ndëshkuese
– E drejta e autorit dhe sistemi i kalbur
– Mesazhet e samitit të Berlinit
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Shenasi Rama: Kush shkel interesat delikate të parisë së Tiranës eliminohet si Azem Hajdari, Artan Santo dhe Sokol Olldashi, ja pse mbrohet Fullani”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Skandali, Ardian Fullani dhe inspektori i përgjithshëm mashtruan Kuvendin për veprimtarinë, BSH jashtë kontrollit
– Kuvendi nis nesër me urgjencë punimet për rrëzimin e dekreteve të Nishanit dhe çështjen "Fullani", ja axhenda
– Jep dorëheqjen Zyhdi Dajti pas përplasjeve me policinë dhe kritikave të Ramës, në krye të INUK, Dallëndyshe Bici
GAZETA KOHA JONE hapet me shkrimin “Vrasje financiare apo vrasje pronash?”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– BE thirrje Shqipërisë, largohu nga tregu rus
– Ndryshon Kodi Rrugor, kush bën aksident paguan edhe dëmet e rrugës
– Vjedhja e Bankës, Fullani: Po bashkëpunojmë me Prokurorinë
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





