E mërkurë, 28 maj 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Prapaskenat, grushte në Kuvend, pse u përplasën deputetët”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Zbardhen dëshmitë e 5 deputetëve që u përfshinë në ngjarje, kallëzim në Prokurori
– Basha: Përballja me popullin nuk do të vonojë, mazhoranca po rrezikon demokracinë me taktika putineske
– Pezullohet pas pesë muajsh, drejtoresha e Arsimit të Tiranës
– Rrëfimi i Tollisë në 2007: Kam lidhjen me gruan e një politikani
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Nëna e Arben Tollisë: Pengu im pas vrasjes së djalit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Luan Rama: Ligj për ushtrinë para Strategjisë së Sigurisë? Nonsens
– Lulzim Basha: Ne ndërhymë në Lazarat me sukses të plotë
– Sherr në Kuvend, deputeti I PS qëllon me rrip Gent Strazimirin
– Fritan Dajti dorëzon në seancë fotot e vajzës së gjyqtarit: Jep dorëheqjen
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Hetohen 380 femrat e Tollisë. Dëshmitë e femrave të përdhunuara që u fotografuan për shantazh”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Motivet, vetëvaret 15 vjeçari në Maliq dhe 55 vjeçari në Lezhë
– Mimi Kodheli: Ushtarakët, rritet mosha e daljes në pension dhe lirimit
– Lobimi, Edi Rama ligjëratë në Hagë: Të marrim statusin në qershor
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Një në tre shqiptarë shet votën, e japin për para, për të filluar punë ose për të mbajtur punën”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Rrahje me rrip në korridoret e Kuvendit
– Ekzekutimi i Arben Tolisë, hetohen burrat e “viktimave”
– Divjaka, gjurmët e gishtave, çojnë në pranga paketuesin
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Hetimi për drogën hap petët e lakrorit të Sali Berishës, dalin në skenë trafiqet e Arben Imamit dhe të Agron Kuliçajt”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Armando Prenga rreh me rripin e pantallonave Gent Strazimirin, ja çfarë ndodhi në korridoret e Kuvendit pas provokimeve të deputetit të PD
– Koço Kokëdhima sherr me Erjon Braçen në Kuvedn, deputetët e PS sulmojnë punonjësit e Shkëlqim Canit
– Naço: KLD ka degraduar, ka bllokuar emërimet e krerëve të gjykatave dhe procedimet disiplinore
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Presion ndaj gjyqësorit/ Çështja Dajti. Fotot e vajzës së gjyqtarit me kunatin e Dritan Dajtit. Pas kërcënimit në sallën e gjyqit, Dritan Dajti shkon deri tek vajza e gjyqtarit Mulkurti. Nxjerr në gjyq fotot e saj në një kafe me kunatin e akuzuar dhe kërkon largimin e kreut të trupit gjykues nga procesi i tij”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Grushta në Kuvend, Prenga i PS godet me rrip Strazimirin
– Basha: Greva e të përndjekurve tragjedi, ishte mësim për mua dhe PD
– Ministrja Kodheli: Llalla të tregojë periudhën kur kishte avionë droge në Gjadër
– Arrestohet paketuesi i kanabisit, vihet në dyshim dëshmia e Bajramit
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Boks në Kuvend. Përplasje fizike mes deputetëve të PD-së dhe PS-së; Strazimirit, Prengës dhe Qefalisë. Partia Demokratike, kallëzim penal për tre deputetë të Partisë Socialiste. Selia blu përgatitet për të ikur përfundimisht nga Parlamenti i sotëm”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Meta: Dimensione të reja të marrëdhënieve me parlamentin gjerman
– Kreu i ILDKP, nis “beteja” Presidencë-Parlament në Kushtetuese
– Kapet personi që paketoi drogën e Divjakës, priten arrestime të tjera
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





