E enjte, 27 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Debati në Kuvend. Emrat, skema nepotike PS-PD, në administratë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Territorialja, Rama refuzon Bashën për konsensus në Kuvend. Nuk presim, i kemi votat
– Zbardhet ligji i ri i legalizimeve, afatet për ndërtimet deri në 2009
– Nishani: Alibi për Visho Ajazin. Kodheli më mori kompetencat
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Legalizimi, ndërtimet që prishen. Ligji i ri, nenet e ndryshuara”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Lista e emrave. Familjarët e PD, të punësuar te “Rama”. Ministria Harito zbulon gratë, kunatat dhe kushërinjtë e ministrave të PD
– Grupmoshat 40-65 vjeç kontroll shëndetësor falas
– Tritoli pa liçencë. Arrestohet vëllai i ish-deputetit të PD. Çim Babasi: Akuza politike
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Lista e kunatave. Harito: Ja nepotizmi i PD në shtet”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Ikën prefekti i Kukësit. Kundërshtova emërimet e drejtorëve me precedent penale, më shkarkuan
– Nishani: Rama e Basha të takohen qoftë edhe për një kafe
– Zbardhet ligji i plotë, legalizimit për ndërtimet para datës 15 janar 2009. Penalizimet: Ja si do të bëhet pagesa
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Ekskluzive/ Zbardhen dokumentat. Ekspertiza rrezon Gjiken. Dha leje ndërtimi një vit para pronësisë. Pallati në qendër të Vlorës, zëvendëskryetari i bashkisë në Prokurori: Nuk mbaj mend si kam votuar. Firma u lëshua në mars 2010, regjistrimi i pronës u bë në maj 2011”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Pajisja e Ylli Zylës, zhdoganim i rremë, vizitë mister në Kosovë
– Gjykata le Gërvenin në NATO. Gruaja e mikut të Shkëlzen Berishës “ngrin” urdhërin për transferim të oficerit që “dha” detint
– Kontroll shëndetësor falas moshave 40-65 vjeç
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Ku punojnë familjarët e politikanëve”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Rama: Nuk e presim më opozitën, letra ishte shansi i fundit
– Nishani: Sulmi i njëanshëm i mazhorancës më ka lënduar
– Bllokohet ngarkesa me tritol e Ndriçim Babasit
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Nishani mbështet takimin Rama-Basha. "Rama dhe Basha të takohen, qoftë edhe për një kafe" . Kreu i shtetit, Bujar Nishani komenton debatin për takimin Rama-Basha, por edhe marrëdhëniet me mazhorancën dhe përplasjet për gjeneralin e NATO-s. “Një takim Rama-Basha mund të sillte shtensionim të situatës. Nuk ka pasur përplasje, por atak ndaj presidentit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Zbardhet ligji i ri, ja çfarë ndryshon me legalizimet
– Fullani: Të ardhurat janë rritur, në sistem po injektohen para
– Dervishi ikën pas 5 muajsh nga Vlora: Rama më besoi një post tjetër
– Rama: Takohemi për gjithçka, por jo veto në Kuvend
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Parlament. Nga gjuha e Sali Berishës, te ndjesa e Edi Ramës. Nepotizmi dhe “lista me gra e kunata” që punojnë në administratë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Postimi në Facebook para vetvrasjes i vajzës së aktorit fierak Todi Llupi
– Ish-shefi i policisë së Shkodrës i dënuar për 2 prillin: Një përgjigje për Qemal Lamen dhe lamashët
– Njihuni me Aulonën, vajza tiranase, emri i së cilës po bën xhiron e mediave në SHBA
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Partia Socialiste dhe Partia Demokratike prej shumë muajsh nuk zhvillojnë kongreset e tyre partiake, sipas statutit të miratuar. Rama-Basha, si dy vëllezër siamezë. PS nuk ka zgjedhur kryetarin që në muajin tetor 2013 dhe PD nuk ka votuar Këshillin Kombëtar dhe kryesinë e saj”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Presidenti Obama takon në Selinë e Shenjtë në Vatikan, Papa Françeskun
– Rama kërkon falje për etikën në Kuvend
– Lulzim Basha shpallet “Qytetar Nderi” i Mitrovicës
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





