E shtunë, 28 qershor 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Ekzekutimi, kamera e bankës filmoi skenën si ndodhi vrasja”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Dëshmia e të afërmve të Santos në Polici, shoqërohen e lirohen dy kushërinj në Lezhë
– Dy mijë euro rryshfet, pranga zv. Ministrit
– Lorik Cana i jep fund beqarisë
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Nis legalizimi i 270 mijë objekteve”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Përcillet Santo, zhduken ekzekutorët
– Liderët e BE-së zyrtarizojnë statusin për Shqipërinë
– Arrestohen xhihadistët, rekrutonin shqiptarët për në Siri
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Vrasja e Artan Santos, sekuestrohen dhjetra celularë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Klientët e lokaleve te Liceu e TVSH i kanë filmuar vrasësit
– ALUIZNI, sa ju kushton legalizimi i objekteve
– Reforma, flet kreu i PD, Basha: Gati për bashkëpunim
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Gafa e killerave. Përdorën celularin para ekzekutimit të Artan Santos”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Ja si ndryshojnë taksat e biznesit
– Liderët e BE-së konfirmojnë dhënien e statusit
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Edi Rama me vilë 40 milionëshe”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Konfliktet në biznes, e vetmja pistë hetimi për vrasjen e Artan Santos
– Idrizi: Bashkimin Kombëtar ua kemi borxh shqiptarëve
– Ndryshon norma tatimore për biznesin e vogël
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Polici rrugor, si e vranë para syve të mi Artan Santon”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Zbardhen pasuritë e ministrave; Shtëpia e Ramës në Surrel, 400 milionë lekë; Basha shet apartamentin për 100 milionë lekë
– Sondazhi i MARCA; Xherdan Shaqiri në 11 më të mirët e Europës
– Gjermania: Statusi, të mos biem në iluzione; sfidat janë ende të mëdha
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Pista më kryesore për vrasjen e Artan Santos”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Kryeministrat e BE miratojnë statusin e Shqipërisë
– Përkujtohet 70 vjetori i gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë
– Kthehen në shtëpi tre trajnerët më të paguar të futbollit
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





