E martë, 29 prill 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Dy propozimet, pensionet, zbulohet formula e skemës së re”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Kadare: Letrat erotike që më dërgonte Dhora Leka, pse dështoi kurthi i sigurimit ndaj meje

–   Plumba makinës, atentat me armë djemve të kreut të komunës Farkë

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Legalizimet, s’ka vetëdeklarime. Kryeministri përsërit premtimin elektoral”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Greva e urisë, ish-të përndjekurit padi penale ndaj Berishës

–   Sulm me armë, "Benz-it” luksoz të djemve të Fatbardh Plakut

–   Shëngjin, gjendet një këmbë njeriu në bregdet

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “2 miliardë euro për 137 km”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Dossier: Policia ka kapur qindra kg tritol por … ç’po ndodh me C4-n?

–   Ismail Kadare: Kam bërë shumë armiq

–   Një rrëfim për Nishanin, Berishën, Imamin, Pashkon dhe Hajdarin

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Skema e pensioneve, të gjitha ndryshimet. Zbulohet dokumenti final, rritja e moshës deri në 67 vjeç dhe e kontributeve deri në 40 vjet”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Intervista/ Ismail Kadare: Provokimet e Sigurimit të Shtetit

–   Edi Rama: Legalizohen ndërtimet e padeklaruara

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Sërish në shënjestër, “ultimatum” me plumba shotguni mbi dy djemtë e Plakut. Një muaj pas atentatit me antitank, Fatbardh Plaku vihet sërish në shënjestër. Dy persona me motor qëllojnë me “shotgun” në drejtim të makinës ku ndodheshin dy djemtë e tij 19 dhe 14 vjeç”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Universitetet shtetërore dhe private: Vetëqeverisëse dhe jofitimprurëse. Del raporti i parë i Komisionit për Reformën e arsimit të lartë

–   Kodheli bën “paqe” me Visho Ajazin, Arvizu: Sekretet të mos dalin në publik

–   Rama zbardh legalizimet: Ja Kush përfiton falas dhe me ulje

–   Reforma territoriale, harta e re e Shqipërisë me 42 bashki

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Shtyp i lirë apo media mafioze? Duhet miratuar ligj se ku i kanë marrë lekët për të financuar mediat. Nëse parlamenti e miraton, gjysma e pronarëve mediatikë ikin nga media, një pjesë shkojnë në burg dhe mbeten ata që median e kanë profesion e ideal”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Genc Boga dhe Nikolin Jaka: Të forcojmë rolin e avokatit të tatimpaguesve

–   Meta: Kosova dhe Maqedonia, të jenë pjesë e Nismës Adriatiko-Joniane

–   Kreu i PD, Basha: Nuk tërhiqemi nga transparenca për drogën

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Arvizu Fshikullon Visho Likën: Mos nxirr në publik informacionet secrete të ushtrisë”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Shkëlqim Ganaj kontroll noterive, në sitë ish-ministrat dhe familjarët e Berishës që po shesin pasuritë e padeklaruara

–   PS i heq të drejtën e dekretit Nishanit për rektorin e universitetit, shkurtohen kompetencat e presidentit

–   Shtrëngim duarsh Kodheli-Visho Lika apo buzëqeshje hipokrite për të lënë në derë “kopilin e drogës”?

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/