E enjte, 3 korrik 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Për aplikimin. Legalizimet, formulari i ri për të marrë tapinë”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Qeveria çarmatos deputetët e gjyqtarët, armët s’do përdoren më kundër protestave

–   Vrasja e Santos: Tahiri: Hetime të vështira, ai që e bëri donte zhurmë

–   Prokuroria: Vrasja e Dritan Lamaj u filmua, kemi video

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Legalizohen shtesat në pallate”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Kriteret e reja, kush ka të drejtë të pajiset me armë

–   Urbanët, invalidët kundër bashkisë, nuk njeh udhëtimin falas

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Ligji i ri për armët. Policia lejohet të qëllojë fëmijët”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Greqia: Paktin detar, më pas integrimin. Gaiani: Kushtet i vë BE dhe jo shtetet

–   Matura shtetërore, notat e provimeve të lëndëve me zgjedhje

 

GAZETA MAPO  hapet me shkrimin  “Zbardhet dokumenti sekret i vitit 2010. Shqipëria mes përgjimeve të autorizuara amerikane”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Projektligji, policia mund të qëllojë vetëm mbi protestuesit e armatosur

–   Çështja Santo, Babai i Gjozit: Kam çuar 30 dëshmitarë në polici, djemtë kanë qënë në fshat

–   Piramida e mashtrimit në Fier, 29 vjeçari xhiroi mbi 1 milion euro

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin “Lokale 2015. Basha kërkon shtyrjen e zgjedhjeve”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Fajësia e kushërinjve Gjozi, priten tabulatet

–   Komisioni i Venecias mbështet qeverinë për reformën në drejtësi

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Vrasjet pa autorë, Tahiri: Biznesmenët e vrarë pastruan para. Deputetët: Ministri drekon me killerat”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   40 dosje për përvetësim pronash dhe legalizime shkojnë në prokurori, të implikuar ish-drejtorë dhe familjarë të PD

–   Deputetët: Nishani po bën kërdinë në gjykata, të bllokohen emërimet deri kur t’i mbarojë mandati presidencial

–   Meta zbut marrëdhëniet me opozitën, vizitë me kreun e grupit parlamentar të PD në Izrael

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Prokuroria, 121 të përgjuar në Tiranë. Burime pranë organit të akuzës në kryeqytet pohojnë se ndër këta të përgjuar për rastin “Santo” janë disa biznesmenë, politikanë dhe punonjës banke”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Meta: Marrëdhëniet me Izraelin po njohin një fazë zhvillimi më dinamik

–   Bushati i kërkon Nishanit largimin e ambasadorëve Berisha, Ceka e Gashi

–   Topalli: Nuk e njoh modelin aktual të drejtimit të PD-së nga Basha

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/