E shtunë, 3 maj 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Ekipi i Bashës, zgjedhjet në PD, emrat e koordinatorëve të Tiranës”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Përfitojnë këstin e parë, nuk ishin trajtuar nga qeveria. Lista e re e ish- të përndjekurve
– Shkarkimet, sindikata letër Nishanit për policinë
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “4 variante për ndarjen territoriale, Fino: Edhe referendum”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Sekuestrohen 3 milionë euro të trafikantit të dënuar në Itali
– Moore: Shqetësimet për polarizimin e situatës politike në Shqipëri
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Si u poqën Gjinit fiqtë”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Ne, Ramiz Alia dhe turmat: Një rrëfim nga “brenda” për ngjarjen e Shkollës së Bashkuar
– Fotot në Facebook: Gruaja që desh na e rrahu Ramën, sa e urtë me Saliun…
– Ish-të përndjekurit, lista e familjeve që marrin nga e hëna këstin e parë
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Ndarja territoriale, skema me 80 njësi. Fino hedh idenë e referendumit nëse opozita nuk bashkëpunon deri në fund”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Gjin Gjoni, dosja i kalon antikorrupsionit
– Spartak Braho: SHISH është shpartalluar
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “‘Vetmia’ e Visho Ajazit. Fati në udhëkryq i shefit të shërbimit sekret, pas ftohjes me opozitën dhe marrëdhënies së mosbesimit me mazhorancën. Roli i ambasadorit amerikan për çështjen e drogës dhe, a do të dalin SHBA në krah të kreut të SHISH?”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Braho: SHISH drejtohet ende nga opozita, arsyet pse duhet ristrukturuar
– Borxhet e bixhozit, vetëvritet menaxheri i autobusëve
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Deputetja e PD-së: Rama hoqi qafe Shpëtim Gjikën. Flet Liljana Elmazi”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Fino: Referendum për reformën territoriale
– Vdes 200 metër larg spitalit, mjekët: Telefoni i urgjencës ishte i zënë
– Jonathan Moore: Rezultatet e punës së Presidentit dhe Kryeministrit do të tregojnë suksesin e demokracisë në Shqipëri
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Rikthehet celula anti-amerikane e ’96 në PD, Basha hedh në sulm deputetët kundër Arvizu, ushtria mollë sherri mes Berishës dhe SHBA”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Mazhoranca drejt referendumit popullor për ndryshimin e Kushtetutës dhe ndarjen e Shqipërisë në 4 qarqe
– Thellohet skandali, Bujar Nishani promovoi gjyqtarët me precedent, refuzon 13 procedime disiplinore, ja emrat
– Jonathan Moore: Adriatik Llalla të zhbllokojë dosjet e korrupsionit, jemi kundër konfliktit politik të opozitës
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





