E hënë, 3 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor ““Ndreca dhe Gjinishi, takimi me Ramën. Nishani: S’i dekretoj ambasadorët”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Berisha: Fyle serbofil i papërmbajtur dhe majtist i thekur
– Klajda Gjosha: Statusi, dokumenti për Fylen më 6 mars
– Raporti i DASH, kompleksi “Jon”: Qeveria konfeksioi pronën e rregullt
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Lazarati nis festën, mbillet droga”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Carlo Bolino: PD s’ishte kundër armëve kimike, donte të “blinte” SHBA-të
– Lezhë, Meta dhe Kodheli: Ndasitë politike nuk duhet të cenojnë integrimin
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Tritolet, policia në kundërsulm”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Përgjimet e policisë, kreu i SHISH thirret në Kuvend
– Arrestohet biznesmeni në Shkodër, PD: Ky është shtet policor
– Nënkryetari i komunës prangos dy të rinj me pistoletë pa leje
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Llalla-Kuvendit: Lëvizjet në polici, ulën ritmin e hetimeve”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Kriza, diplomatët me familje të vogla, përparësi për ambasadorë
– Operacioni i policisë, bllokohen 1.5 kg heroinë dhe 700 mijë euro
– Kredia e FMN me 9 këste, Cani: Tani nis shlyerja e detyrimeve
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





