E enjte, 3 prill 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Formula e Re, legalizimet, çmimi zyrtar për truallin”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Miratohet paketa, analizat që do të jenë falas për 40 -65 vjeçarët

–   Zyrtari i SHBA: Pati dialog mes Kosovës dhe Serbisë, të ndodhë dhe mes Ramës dhe Bashës

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Kreu i ALUIZNI: Hipotekë për 300 pallate në Tiranë. Do shemben ato në tokë-shtet”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Dosja e terrorizmit: Shqiptarët në Siri luftuan në grupin e çeçenëve

–   Rama dhe Vuçiç: Do takohemi në Tiranë ose në Beograd

–   Dalin datat e provimeve, Matura mbyllet me 18 qershor

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “2 prilli, “luftë” Basha-Topalli. Ceremonia në Shkodër, kryetari i PD, injoron ish kryetaren e Kuvendit në shtëpinë e saj”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Bruksel, Rama dhe Fyle diskutojnë për takimin e qershorit

–   Majko sulmon konfliktin PS-PD, kërkon katharsis

–   Dëshmitë në Greqi, shqiptari u masakrua me duart e lidhura pas shpine dhe në agoni

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Sherri në PD. Basha në Shkodër ‘fshin’ Topallin”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Ekskluzive/ Ja si Edi Rama ka bindur gjermanët për statusin

–   Fushata depistimi, vizita falas edhe në klinikat private

–   Urdhri i drejtorit të burgut: Kareli duhet të vdesë

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin  “Pranimet në polici, ndryshojnë rregullat. Zbardhet vendimi i Këshillit të Ministrave: Fitojnë dhe ata që morën 50 pikë”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Jonathan Moore: Duhet dialog politik, e bënë edhe Kosova dhe Serbia

–   Shefi i burgut grek: Unë e torturova Ilia Karelin

–   Edi Rama: Nuk ka integrim pa bërë reformën në drejtësi

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Rrëfimi nga psikiatria: Si e torturuam për vdekje shqiptarin. Shefi i gardianëve të burgut të Nigritas pranon se, së bashku me 9 vartës kanë rrahur për më shumë se 2 orë të dënuarin shqiptar”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Apeli i SHBA: Rama-Basha të shkojnë bashkë në Bruksel për statusin

–   Gjoba 100 mijë euro, zbardhet  dosja për ish-gardistin Skeja

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Kazmën, ose shiko hallin…! Fotot e një aksidenti dhe rrëfimi shokues i një punonjësi shqiptar të korporatës “Bankers”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Shpërthimi i Adi Krastës kundër Top Channel: Mafie e rrezikshme (!)

–   Lame: Si do të bëhet pagesa e tokës dhe cilat janë ndërtimet që nuk mund të legalizohen

–   Gardisti i Berishës përdori target e makinës së gruas në gjobëvënie

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Ëashingtoni zyrtar: PS-PD, të pajtohen! Kompromisi dhe ulja në tavolinë e Lulzim Bashës me Edi Ramën sjell vetëm paqe sociale dhe progres”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Basha dhe Majko, dje dhanë shembullin e parë të bashkëpunimit pozitë-opozitë

–   Klajda Gjosha: Statusi, nuk është as meritë, as përgjegjësi e një qeverie

–   Kreu i komunës: Policia as e ka fare në plan, të futet në Lazarat

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/