E martë, 3 qershor 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Banka Botërore: Ndryshoni pensionet dhe tarifat e energjisë”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Dyndje për punë në selinë e PS, Rama: Në Prokurori edhe të tjerë ish-ministra

–   Ekzekutimi i Skejës, dyshohet se porositi vrasjen e dy vëllezërve

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Basha sulmon Lazaratin. Analiza për dëmin që droga i bën rinisë, ekonomisë dhe vendit

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Deklarata e patriarkut, Rama i tregon derën serbit antishqiptar

–   Atentati, vrasja e Viktor Skejës, hapen dosjet e krimit të ish-drejtorit

–   Shkëlqim Cani: Nuk do të rritet çmimi i energjisë në 2014

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Reforma në pensione, dy variantet e Bankës Botërore”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Vrasja e Viktor Skelës në Tiranë, zanafilla e sherrit, në Laç më 1997

–   Matura, programi i plotë për testin e matematikës, ja ku duhet të fokusoheni

–   Pjerin Ndreu: Të heqim ata të PD? Dikush në PS ka gëlltitur çorbë

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Rama, Iirenejt: Abuzove me mikpritjen! Kreu i ekzekutivit braktis drekën zyrtare të organizuar nga kleri ortodoks”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Dosje të reja për ministrat e Berishës

–   Prokurorët detyrohen të tregojnë se ku do të shkojnë me pushime

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin “Nikolas Gejxh në Tiranë, presion për Himarën”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Auditi i rektoratit: 55 mln lekë abuzime tek mjekësia

–   Rama: Irenej na provokoi me Kosovën, jemi të fyer

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Fatura e pensioneve 1 miliardë dollarë. Grafiku i ndryshimit të pensioneve deri në 2020. Raporti i Bankës Botërore rekomandon se mosha e daljes në pension për gratë duhet të rritet deri në vitin 2020 dhe jo deri në vitin 2032”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Basha: Moratorium për skafet, lista kandidatësh të painkriminuar

–   Përshkallëzohen denoncimet, ish-ministra të tjerë, para Drejtësisë

–   Goro kundër Omonia-s: Himara, bashki me Vranishtin dhe Lukovën

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Priten arrestime t ëish-ministrave dhe zyrtarëve të lartë, BE shtyn me një javë raportin për statusin”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Basha lajmëron bojkotin e zgjedhjeve locale, kërkon hetim për kandidaturat e PS-LSI për njësitë vendore

–   Skënder Gjinushi: Ja lidhjet e Sali Berishës me Lazaratin, porositë që dha Ramiz Alia dhe krimet që e çojnë drejt burgut

–   Studentët në protesta me parrullat: Si në Kili, paguan populli fiton Henri Çili

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Ish-ministri Genc Pollo gati për në Prokurori. Kryeministri Rama nuk stepet para heshtjes së drejtësisë: ose në burg të korruptuarit, ose ndryshim të kupolës së drejtësisë. Për dy ish-drejtorë të përgjithshëm dhe tre ish-zv/ministra është lëshuar urdhri i moslejimit të daljes së tyre jashtë shtetit”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Rama: Deklarata e Irinejt, e padëshiruar

–   Shëngjini, në pritje të vërshimit të pushuesve

–   Erion Veliaj: Fëmijë, ndjesë për fjalorin e përdorur në Parlament!

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/