E mërkurë, 3 shtator 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Krimi horror, sherr për pallatin, mbyten me qese dy të moshuarat”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–       Prokuroria pushon padinë e Kodhelit ndaj Arben Imamit

–       Dritëroi: Rama e ka nisur mirë me pastrimet. Basha nuk drejton dot si i varur

–       Basha: Kushtet e opozitës për tu kthyer në Parlament

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Pronat, masakrohen kunatat. Vrasja pas mesnatës, dy gratë u mbytën me qese plasmani pas përleshjes”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–       David Smith: Makinat me targa të huaja, kushtet dhe gjobat për qarkullimin

–       Has, i shpërthen granata në duar, humb jetën babai i nëntë fëmijëve

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Ndryshojnë pensionet. Tabelat për rritjen e vjetërsisë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–       Masakra në Durrës, Vasil Vava: Si i gjeta nënën dhe hallën të vrara

–       Meksi në Prokurori, Braçe: Përgjegjësi administrative për Fullanin

–       Toka bujqësore do të jepet 20 vjet në përdorim, kush përfiton

 

GAZETA MAPO  hapet me shkrimin  “Vrasje nën tortura/ Mbyten me qese kunatat, trashëgimia dyshimi kryesor”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Ligji i plotë, si llogaritet pensioni dhe rritja e moshës sipas tabelave të reja

–   Qeveria boton brenda natës në Fletoren Zyrtare 5 ligjet që ktheu Nishani

–   PD ngre grupe të pavarura pune për ligjet në Kuvend

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Pensionet, si ndryshon vit pas viti mosha e daljes për burrat dhe gratë”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Vriten dy të moshuara për 200 mijë lekë

–   Turistët shqiptarë arrestohen në Greqi vetëm se flisnin shqip

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Robert Papa: PD në duart e spiunëve dhe njerëzve të Ramiz Alisë, Basha shembull i neveritshëm kur anonimi gdhihet milioner”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   FMN mbikqyrje të rreptë Bankës së Shqipërisë, inspektorë të përhershëm për administrimin dhe sigurinë

–   Botohen me urgjencë ligjet e qeverisë, brenda 15 ditëve largohen tre anëtarë të KLD dhe kreu i Shkollës së Magjistraturës

–   Ditmir Bushati jep alarmin: Në Shqipëri ka xhihadistë, ja si rekrutohen nga organizata ISIS

 

GAZETA KOHA JONE  hapet me shkrimin  “Nishani: Edi mos e “krruaj”!”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Pensionet, zyrtarizohet zgjatja e moshës si edhe tarifat e reja

–   Krim makabër në Durrës, torturohen dhe vriten dy gra

–   Vjedhja e Bankës, Prokuroria thërret 6 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/