E shtunë, 30 gusht 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Zyrtarët e Bankës, fshehën vjedhjen, pranga 7 numëruesve të parave”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–       Tritoli, dëshmon e dashura 19 vjeçare e biznesmenit

–       Mazhoranca rrëzon pesë dekretet e Nishanit

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Banka, pranga 7 anëtarëve të komisionit të inventarit”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–       Komisioini i Ligjeve, mazhoranca “rrëzon” Nishanin për dekretet

–       Vrasja me eksploziv, hetimet mund të shkojnë deri në Brazil

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Ekzekutimi në Vlorë, 24 orët e fundit të biznesmenit”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–       Vjedhja në BSH, arrestohen 7 inventarizuesit e Thesarit

–       Kalon Ligji për Policinë, si përfitohet pensioni, kredia e butë dhe leja

 

GAZETA MAPO  hapet me shkrimin  “5 votat e Idrizit që përcaktojnë reformat. Super mazhornca me 93 deputetë”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Eduard Halimi: Zgjedhje nuk do të ketë

–   Dosja e plotë për 7 arrestimet e reja në Bankën e Shqipërisë

–   Si u mbajt sekret vdekja e 27 bebeve në vitin 1972 në maternitetin e Tiranës

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Vrasja e Brahimaj, dyshohet 
me urdhër nga jashtë Shqipërisë”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   BSH ngre komision auditi për verifikimin e raporteve

–   Thesari, pranga 7 punonjësve të BSH, nxorrën inventarin 'OK'

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Komisioni i Sigurisë propozon shkarkimin e Bujar Nishanit, deputetët: Nuk merr as 35 vota, është qesharak dhe i sajuar nga Berisha”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Kuvendi fut në axhendë hetimin dhe shkarkimin e Ardian Fullanit, ja tre hapat për shkrirjen e kupolës së BSH

–   Edi Rama: Ditët e drejtësisë janë të numëruara, nuk kemi kohë për të humbur me Saliun dhe SHQUP-in

–   Të përndjekurit përplasen me Nishanin dhe Totozanin për ligjin e Veliajt, i akuzojnë për strehimin e spiunëve

 

GAZETA KOHA JONE  hapet me shkrimin  “Nuk ndalojnë arrestimet në Bankën e Shqipërisë. Priten arrestime të tjera në kupolën e Bankës së Shqipërisë. Prokuroria e Tiranës ka dyshime se shuma e vjedhur është shumë herë më e lartë se ajo e deklaruar”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Kryeministri Serb: Mirëpresim Edi Ramën në Beograd

–   Ndryshojnë rregullat për qarkullimin rrugor

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/