E premte, 30 maj 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Dje në Kuvend, debati me Islamin, Rama: Humba prej teje në 2009”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Akuzat për motrën e Kodhelit, ambasada e SHBA për Berishën: Jemi të skandalizuar
– Historia, Kadare: S’e kam takuar më kurrë ish- të dashurën
– Të përndjekurit, 107 emrat që do të marrin këstin e parë
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “SHBA paralajmëron Berishën. Deklarata e ish-Kryeministrin për motrën e Kodhelit skandalizon Ambasadën Amerikane në Tiranë”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Rama: Qeveria Berisha, trafik droge me avionë
– Shtyhet edhe 1 vit afati për pronat, zbardhet formulari i aplikimit
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Rama: Droga me avion që në kohën e Berishës”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Raporti: 10 biznesmenët më të pasur, ja përqindjet që kanë nëpër kompani
– Rrëfimi i Ismail Kadaresë: Roma i ri, historia ime e dashurisë me “Emën”
– Vrasja e vajzës, flet kushëriri: Policia na ktheu në mes të mortit
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Ismail Kadare: E dashura e fakultetit, përdorimi letrar i saj”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Qeveria Berisha, dëmshpërblimi i pagës për 12 vite
– Të përndjekurit, lista me 107 përfituesit e rradhës
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Rama: S’do ti bëjmë sehir drejtësisë. Komisioni hetimor ka gjetur prova për trafik droge me avion në kohën e Berishës”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Vrasja e shtatzënës, babë e bir kërcënuan anëtarët e familjes të mos tregonin
– KLD rrëzon të gjitha kërkesat e Naços
– Vrasja e Ilia Karelit, vihet në dyshim ekspertiza greke
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Qarkorja e Sali Berishës për masakrën e 21 janarit: Ambasadorë, mbroni vrasjet në bulevard dhe grushtin e shtetit me çadra-pistoletë e thika me helm”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– SHBA përvëlojnë Berishën: Na skandalizove me shpirfjet në Kuvend, refleto menjëherë
– Edi Rama: Sali Berisha i përfshirë në trafik droge, kemi provat e trafikut me linjë ajrore para 23 qershorit, janë fakte tronditëse
– Enverizmi ndez Kuvendin, Meta: Berisha dhe Topalli fobi nga LANÇ dhe Enveri, jam krenar për Kongresin e Përmetit
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Rama: Kemi prova të forta. Trafiku me avionë është bërë në kohën e PD”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Akuza për motrën e Kodhelit në Kuvend, ambasada e SHBA: Jemi të skandalizuar, Berisha të reflektojë
– FLE shpall 10 më të pasurit dhe më të suksesshmit e Shqipërisë, kryeson Samir Mane
– Gjobat fiktive, shkarkohen 13 oficerë të Policisë Rrugore
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Kartoni i kuq amerikan. Deklarata më e egër e ambasadës amerikane prej 23 vitesh. Reagon ish-kryeministri ndaj amerikanëve: Kam prova të forta kundër ambasadës”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– 10 njerëzit më të pasur në Shqipëri. Samir Mane, i pasuri i më të pasurve të Shqipërisë
– Emrat e 107 ish të përndjekurve politikë që përfitojnë dëmshpërblim
– Rama: Prova tronditëse për trafik droge para 23 qershorit
– PD-PS, replika për Enverin dhe sherrin e deputetëve në Kuvend
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





