E mërkurë, 30 prill 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Zgjedhjet në parti, mandati i Ramës në PS, Majko kundër Blushit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Qeveria prezanton reformën në pensione, pagesë sociale dhe formulë e re përfitimi
– Kushtetuesja zbardh vendimin, rrëzohen kompetencat e INUK
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Projekti i qeverisë, dy opsione për reformimin e sistemit të pensioneve”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Gramsh, rrëshqitja e dheut vret tre punëtorë, plagosen dhe tre të tjerë
– Dosja e Prokurorisë, vrasja te “Ali Demi”, Ariel Zanka u qëllua nga disa persona
– Ilir Beqaj: Barnat më lirë, si ndryshojnë çmimet
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Paditet për mashtrim Grida Duma”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Arben Meçaj: Rrëfej çfarë ndodhi realisht me rrugën e Kombit
– Fotot” Ja çfarë orendish ka përdorur Enver Hoxha
– Dy formulat qeveritare për llogaritjen e pensioneve: Skema so do rritet mosha
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Milionat e humbura në koncensione, raporti i KLSH: Vetëm më hidrocentrale dëmi është 6.8 milionë euro”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Gazsjellësi transadriatik, negociata me 20 mijë pronarë, sa do të paguhet për tokën
– “Autonomi” brenda bashkive për fshatrat e minoritetti, propozimi i kryebashkiakëve: Të funksionojë sipas modelit të minibashkive
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Kush përfiton dhe kush humbet/ Skema e re e pensioneve, 6.6 mijë lekë edhe për të papunët”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Art modern në vilën e Enver Hoxhës, fotot nga biblioteka e dhoma e gjumit
– “Gjuaji, gjuaji!”; Prokuroria zbardh momentet e vrasjes së biznesmenit
– Pas dy atentateve, merret në mbrojtje komunari i Farkës
– Majko: Ka militantë të pakënaqur, të anulohet komisioni për ushtrinë
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Mungojnë 450 milionë dollarë për pensionet. Kryeministri Edi Rama: Mes kontributeve dhe pensioneve, krijohet një "gropë" e përvitshme prandaj nevojitet reforma”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Koncesionet, 6.8 milionë euro dëm ekonomik, asnjë person i penalizuar
– Kontrabandë me mallra ushqimorë, arrestohen policët dhe doganierët
– Tavo: Duhet trefishimi i buxhetit të Ministrisë për shëndetësi falas
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Festimet e 5 Majit, Edi Rama ndalon fotot e Enver Hoxhës në ceremoni, Fronti i majtë tubim parallel në Varrezat e Dëshmorëve”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Dokumenti i humbjes, Basha bën përgjegjës ish ministrat dhe deputetët, formulon raportin që përjashton elitën e vjetër
– Deputetët kryqëzojnë Ardian Fullanin për emërimet nepotike, shpërdorimin e buxhetit dhe skandalin me “Hotel Dajtin”
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





