E hënë, 30 qershor 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Del formulari i ri. Ligji hyn në fuqi, nis aplikimi për legalizim”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Byroja e re e Hetimit, përgjime pa urdhër nga Prokuroria për rastet e korrupsionit

–   Vrasja e Santos, hetim veprimeve të katër policëve, tërhiqet dosja e kokainës

–   Noli ndalohet në kishën e Durrësit, busti vendoset në Elbasan

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Ndihmë e huaj për Santon. Hetimet, kërkohet informacion në disa shtete ku mendohet se u kryen veprimet bankare”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Kontrollohen email-et e nëpunësve të administratës

–   Lazarat, pranga të kërkuarit, zbulohet mitraloz dhe “çokollatë”

–   Polici i dehur qëlloi mbi furgonin, zbardhet vrasja pas 17 vitesh

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Shkarkimet nga puna. Emrat, kush merr paratë sipas gjyqit”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Vrasja e Santos, hetim 4 policëve. Dyshimi, motori erdhi nga Kosova

–   Krimi në Kuçovë, flet autori: Isha i dehur

–   Basha: Nesër do ndërtojmë qeveri të rezultatit, jo propagandës

 

GAZETA SHQIP  çelet me shkrimin  “Barroso rikthen PD-në në Kuvend. Presidenti i KE dhe komisionari Fyle takime me krerët e shtetit”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Briseida Shehu “e mbytur” në kredi, Elisa Spiropali kursen 33 mijë euro

–   Policët neglizhuan vrasjen e bankierit

 

GAZETA MAPO  hapet me shkrimin  “Zbardhen llogaritë bankare në Kanada të Visho Ajazit. Ja sa pasuri kanë Didi e Llalla”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Rikthehet tatimi fiks për bizneset e vogla, ja procedurat

–   Kronometrohet vrasja, zgjati vetëm 10 sekonda, motori u bllokua për pak çaste

–   Berisha: Nuk kthehem kurrë më si Kryeministër apo President

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/