E shtunë, 31 maj 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Banka Botërore, kredi 220 milionë USD për pensionet dhe borxhet”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Ish punonjësja në pranga për pasaportën e Altin Arapit
– Dokle kundër kandidatit të Bushatit për ambasador në Suedi
– Skicë me avion
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Hapet dosja sekrete, Berisha trafikoi drogë me avion”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Lulzim Basha Braktis ditëlindjen me meny peshku të Bylykbashit
– Kur humanizimi tejkalon detyrën
– Përgjigjet e tekstit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
– I ndërruan burgun, Dritan Dajti djeg qelinë
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “E vrava për nder, babai i vajzës: Nuk jam penduar”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Pranga manjakut, përndiqte prej 12 vjetësh pedagogen
– Letra e Dritan Dajtit: I vura flakën qelisë se më transferuan
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Kryefinancieri i PD shpërndan para te greva”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Në 10 muajt e para qeveria e PD shkarkoi 3403 punonjës
– Qafzezi kap prej flokësh të shkarkuarën e Lulzim Bashës
– Konflikt interesi me gruan, hetim Igli Totozanit
– Pakti detar, Llalla nis hetimet për negociatorët
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Llalla në frontin antiamerikan me Sali Berishën, dekonspiroi dosjen e gjeneralit, nuk nis hetimet për akuzën bombë ndaj motrës së Kodhelit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Oficerë policie dhe ushtrie dëshmi bombë që fundosin Berishën, Imamin dhe Nokën në trafikun e drogës
– Jonathan Moore: SHBA mbështesin të gjitha nismat e qeverisë Rama, Berisha nuk po na dëgjon, të ruhet dinjiteti i ushtrisë
– Basha, Fevziu dhe Frangaj sondazh kundër Berishës, Topallit dhe Bodes, nxjerrin më të votuar Grida dumën dhe grupin e bashkisë
– Ish-kreu i portit të Durrësit, Eduard Ndreu në Prokurori për korrupsion, 17 milion euro kostoja e skandaleve
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Sekretet që fshihen pas qetësisë së Ilir Metës”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Operacioni antidrogë, policia me breshëri kallashi në Kurvelesh
– Votuesit e zemëruar të Europës dhe e ardhmja në BE
– Vera Picaku: Nuk ja përdorur nga PD
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Një milionë dollarët dhe plani për “vrasjen” e Sali Berishës”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Dje, rrihen gratë e PD-së me femrat e PS-së
– Studimi, sa ndikojnë në shëndetin e zemrës emocionet
– Kur politika shkëputet nga morali
– Meta: Integrimi në BE, qëllim kombëtar
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





