E dielë, 4 maj 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Pensionet, kategoritë e grave që penalizohen”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Trafiku, betonizohet pista e Gjadrit, arrestohet pas përgjimeve shefi i Antidrogës në Fier

–   Teuta Hoxha: Si ka ndryshuar vila ku jetonim me Enverin

–   Zbardhet udhëzimi i PD për zgjedhjet në Tiranë, ja koordinatorët

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Pensioni social, ja kush e fiton”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   “Xhaketat e vjetra” në PD mundin Lulzim Bashën

–   Shefi i anti-drogës edhe trafikant, raportonte te italiani

–   Mori borxh për lojëra fati, 23 vjeçari merret peng 30 minuta

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Urdhër nga PD, anëtarët të tregojnë votat e familjes. Basha në kërkim të tradhtarëve pas humbjes së 23 qershorit: “Çdo votues në zgjedhjet e fundit duhet të anëtarësohet”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Kompleksi Dinamo, 10 milionë euro për Park Olimpik

–   Oficeri i drogës, tradhti policisë për trafikantët

–   Tahiri: Vrasja e Xhindit, dosja e kompromentuar

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “PS, zbatim statutit. Arben Malaj: Të mos shtypet debati”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Jamarbër Malltezi hyn në politikën aktive, koordinator në PD e Tiranës

–   U vlerësua si hero, polici arrestohet për rryshfet

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Një rrëfim i paautorizuar për një bisedë me Kadarenë”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Një foto e rrallë e Kajo Karafilit që u përdor për terror dhe vetëvrasja e mbesës së Myslim Pezës

–   Bashkim Hoxha largohet nga Neës 24: Kohë e trazuar dhe e lodhshme

–   Sokol Bizhga: Duke nisur nga sot, çdo fundjavë do ta pi kafenë në Lazarat

–   Erion Veliaj: Ç’do të ndodhë me atë që janë në prag të pensionit

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Protestat e PD-së, gjumë maj-shtator. Demokratët të papunë, kurse kupola demokrate e zënë prej muajsh me hallet personale dhe thonë: “Ku e kam karrigen unë!”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Rama takon sportistët elitarë, prezanton Parkun Olimpik

–   Gerti Bogdani: Një milion shuplakat do të kthehen në një milion shkelma

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Lulzim Basha zgjedh kupolën e re të PD, rikthen Zogajn dhe Fahri Balliun, ikin sekretarët dhe grupi anti-familje, katapulton klanin e bashkisë”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Gara për Bashkinë e Tiranës në PS, deputetët mbështesin Sajmir Tahirin, nuk miratojnë kandidaturën e Veliajt

–   Marrëzia e Mimi Kodhelit, nga ushtarakët me fshesa në duar te mbushja e aerodromeve me blloqe betoni, përdhoset ushtria

–   Shkrihet 80% e ushtrisë, kush ka plotësuar 14 vjet largohet, rebelohen ushtarakët, vënë në lëvizje ambasadën amerikane

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/