E martë, 4 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor  “Dje dy shpërthime/ Tritoli, apeli i ambasadës së SHBA: Kujdes parkimet”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Ultimatum ushtrisë ukrainase në Krime, Bushati përmend vetëm pas tri ditësh Rusinë

–   Lame rrëfen për 2 prillin e ‘91, urdhër nga lart për të qëlluar

–   Presidenti, emërimi në ILDKP, Kreu i Shtetit padit Kuvendin në Kushtetuese

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “Miratohen pagat e reja”

Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Përgjimet, zbulohen pyetjet për Visho Ajazin

–   Shënohet viktima e dytë nga gripi i derrit, 40 të prekur

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Tritolet, policia në kundërsulm”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   “Nishani tejkalon Kushtetutën, Basha në Këshillin e Sigurimit”

–   Tiranë, tritol në banesën e një biznesmeni

–   Saimir Tahiri: Dua rezultatet e përgjimit nga SHISH

–   Borxhet ndaj biznesit, nisin verifikimet

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Arratisen në Irlandë Berisha dhe Basha. Krerët e PD fshihen në kongresin e të djathtëve, pas fyerjeve ndaj eurokomisionerit në Facebook. Delegacion i opozitës në Bruksel”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Sherr në Kuvend për përgjimet e SHISH ndaj VIP-ave të shtetit

–   Enti i Banesave kërkon të blejë shtëpi për të pastrehët

–   Andon Mëhillaj pranon porositjen e vrasjes në Vlorë

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/