E enjte, 4 shtator 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Qeveria e pranon, energjia, variantet për rritjen e çmimit”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–       Nënën dhe hallën i vranë për para, me pronat merrem unë

–       Dritëroi: Pse Enveri caktoi Ramiz Alinë si pasues

–       Kuvendi, kod etike për deputetët, pa celular në seancë

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Minatorët, në pension 55 vjeç. Qeveria ul moshën e daljes në pension për punëtorët e nëntokës”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–       Spartak Ngjela: Basha ka frikë nga Berisha, ai e detyron të bojkotojë

–       Lezhë, vrasësi i shokut rrëfen në gjykatë: I mora jetën se më ngacmoi gruan

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Kompensimi i dritave, pensionistët përfitojnë 1400 lekë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–       Prokuroria heton “Grant Thorton”, Braçe: Banka e Shqipërisë po rrëzon Republikën

–       Bode: S’mendoj që PD do të bojkotojë zgjedhjet lokale

 

GAZETA MAPO  hapet me shkrimin  “Dëgjohet FMN, rritet çmimi i energjisë. Gjiknuri: Politikat e çmimit janë duke u bërë nga Enti Rregullator i Energjisë. Ne si qeveri, në çdo rast, me politikat tona do të mbrojmë konsumatorët në nevojë”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Saakashvili: Rama të bëjë reforma të thella dhe t’i bëjë shpejt

–   Kodi i Etikës, deputetët të ruajnë informacionin, ndalohen sharjet

–   Vizita e Papës, SHISH mban në mbikëqyrje 35 të dyshuar për terrorizëm

–   Inspektorja e Përgjithshme e BSH refuzon Kuvendin, Braçe: E paprecedentë

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Prapaskenat e refuzimit, Golemi u urdhërua nga tutorët e saj dhe të Fullanit gjysmë ore para të braktiste Komisionin e Ekonomisë”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Deputetët e PD sherr me financat e Kuvendit për pagat, presion Bashës për të thyer bojkotin, dy muaj pa rroga

–   BLENDI GONXHJA:  Paradokset dhe çarjet 24 vjeçare në PD, ja si duhet të hapen dosjet për të shpëtuar partitë nga punistët dhe spiunët

–   Berisha dhe Visho Lika krijojnë panik para vizitës së Papës, hedhin në qarkullim lajmin për xhihadistët

 

GAZETA KOHA JONE  hapet me shkrimin  “Vizita e Papës më 21, survejim terroristëve”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Braçe: Banka e Shqipërisë po rrezikon Republikën

–   Miratohet ulja e moshës së pensionit për minatorët, kriteret për përfituesit

–   Kodi i ri i Sjelljes, ndalohen sharjet dhe dhuna në Kuvend

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/