E shtunë, 5 prill 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Plani i Financave. Rishikim taksësh të makinave dhe banesës”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Ekzekutohet me 30 plumba biznesmeni i kromit, e liroi gjykata

–   Ndryshimi i ligjit, pasuria: 1 mijë zyrtarë meritojnë gjobë

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Propozimi i SHBA, 15 vjet burg kush nxit luftën në Siri”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Testi fizik për shkollën e policisë, ja datat dhe dokumentet që nevojiten

–   Ekzekutohet në pritë  aksioneri i Kromit, Apeli e la të lirë

–   “Ben Qimja” dhe katër ditë në qeli, prokuroria do të ekstradohet

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “Vritet në prite bosi i krimit”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Meta me Thaçin e Krasniqin: Kosova e Shqipëria bashkë në Europë

–   44 vjeçari u masakrua dhe u hodh në lumë

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Misteri 8 ditor. “Ben Qimja” dosja e ekstradimit e harruar ne ministri. Letërporosia nga autoritetet italiane për biznesmenin nga Fieri, i dënuar 30 vjet burg ka qenë e dorëzuar tek Ministria e Drejtësisë më 27 mars. Prokuroria e mori vetëm dje mbasdite. Gjyqtarja Fatmira Hajdari shkurton prej dhjetë ditësh afatin e paraburgimit. Nëse dokumentat vonohen edhe 4 ditë, ai lirohej”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Qeveria fal 31 milionë euro fatura të papaguara. Marrëveshje e papritur  KESH-CEZ për të zeruar borxhin e institucioneve publike

–   “Far-Ëest” në mafian e kromit. Dje ishte radha e serial killerit Nika, i liruar nga drejtësia një muaj më pare

–   Rrëmbyen truallin e Gardës, kallëzohet Peka dhe 3 zyrtarë

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin  “Gjykata e liron, hasmi e vret. Atentati me dy viktima në Fushë-Kruje, një histori e gjatë krimi”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Ekstradimi, Gjykata i lë vetëm 5 ditë kohë për “Ben Qimen”

–   Mësuesi djeg veten ne zyrën e drejtorit

–   Bizneset për 2.7 milion dollarë të punësimit

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Drejtësia në udhëkryq ndërkombëtar. Në takimin me Ramën, gruaja më e fuqishme e Europës kërkon reformë të thellë në drejtësi. Ndërsa Uashingtoni bën apel që luftën kundër korrupsionit ta bëjë drejtësia dhe jo politika. rrethi vicioz i një reforme të domosdoshme për të ardhmen e Shqipërisë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Topi: E djathta në  gjendje të mjerë, qeveria  t’u rrijë larg ekraneve

–   Berzh: Shqipëria ka ngecur në  tranzicion që prej vitit 2000

–   Meta: Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Po ne ç’kusur kemi? Detaje të panjohura mbi kërkesën e FMN-së për qeverinë e Tiranës, mbi çmimin e energjisë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Provimi i mësuesve për rritjen e pagës, zbardhen detajet e testit për lëndët

–   Emri i “biznesmenit” të vrarë Gjin Nika në përgjimet e SHISH për “Xhihadistët”

–   Femra misterioze që intervistoi Xhelal Mziun dhe nevoja e Kaçit për të mallkuar 24 orë në ditë në FB

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Kryeministri duhet të fillojë urgjent reformën drastike kushtetuese në gjithë piramidën e drejtësisë. Drejtësi e korruptuar. Gjithçka pothuaj shitet me lekë; vendime gjykatash, emërime, shkarkime, lirime kriminelësh”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Majlinda Keta: Asgjë nuk mund të ndalë Nanon të kthehet në krye të PS. Nano, Meta, Rama, Majko, asete historike të së majtës

–   Kreu i Kuvendit, Meta: Kosova meriton perspektivë më të shpejtë europiane

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Kupola e ushtrisë në prokurori, 8 gjeneralë me dosje korrupsioni, Kodheli shkatërron çetën e Imamit dhe Nishanit në FA”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Shpërthen Stefan Fyle: Sali Berisha dhe Lulzim Basha po minojnë integrimin e Shqipërisë me strategjinë e konfliktit

–   Tjetërsuan pronat e Gardës për të ndërtuar pallate, në prokurori krerët e pronave me Avenir Pekën në krye

–   Fatmir Toçi: Dosjet e qeverisë Berisha peng i drejtësisë, administrata publike do shkurtohet, kreu i AMA pa mandat

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/