E premte, 5 shtator 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “E varros në oborr; Nëna mbyt foshnjën: E kisha me mikun e babait”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–       Rama: Veliaj Kryetar Bashkie? Ministër deri në fund

–       Zyrtari i Merkel me Bashën në Tiranë: Jo dhunës në Parlament

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Partia e Merkel kundër PD-së”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–       Teuta Baleta: Pesë problemet që zbulova në Bankën e Shqipërisë

–       Deputetët e PD-së: Bojkoti, jemi detyruar ta bëjmë

–       Krujë, gruaja mbyt dhe varros foshnjën, s’e donte i ati

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Shtyrja e pensionit; Rritet në 0.5% masa e përfitimit”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–       Tahiri: Santo nuk më telefonoi para vrasjes, hetimet e vështira

–       Basha sfidon Ramën: Nëse je burrë dalim në debat publik

–       Nis procedura për shkarkimin e Inspektores së BSH

 

GAZETA MAPO  hapet me shkrimin  “Nëna mbyt foshnjën dhe e varros në oborr pas refuzimit të atësisë”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Basha sfidon Ramën: Eja në debat për projektet e Bashkisë

–   Kodi i Etikës, deputetët të ruajnë informacionin, ndalohen sharjet

–   Vizita e Papës, SHISH mban në mbikëqyrje 35 të dyshuar për terrorizëm

–   CDU: Jo dhunës në Kuvend

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Adriatik Llalla mburojë e korrupsionit të qeverisë Berisha, pas Imamit mbyll dosjen e Ministrisë së Brendshme”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Teuta Baleta: Paratë e dëmtuara më përpara digjeshin, tani nuk dihet destinacioni

–   Rama: Berisha sharlatan i rëndomtë, Nishani vegël e tij, Basha kërkon të humbasë zgjedhjet lokale në tavolinë me bojkotin

–   Sekretari i Vatikanit përgënjeshtron Visho Likën: Nuk ka rrezik për sigurinë e Papës në Shqipëri

 

GAZETA KOHA JONE  hapet me shkrimin  “PD: Vetasgjësim”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Mbyllen edhe 12 shkolla private, ja si do të bëhet transferimi i nxënësve

–   Refuzoi Kuvendin, nis shkarkimi për inspektoren e BSH

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/