E enjte, 6 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor  “Vendimi i qeverisë/ Administrata, nëpunësit do të spiunojnë kolegët”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Vrasësit të Laçit i zbulohet një listë me 11 emra zytarësh: Dy vëllezërit më tallnin

–   Dje vendimi/ Shembja e ndërtimeve me leje, Kushtetuesja rrëzon INUK

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “Nëpunësit, kush e fiton statusin”

Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Drejtori i SHISH-it, pa certifikatë sigurie

–   Arben Ahmetaj: Anulohen gjobat politike të Berishës

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Skandal me kreun e Shërbimit Sekret. Visho Ajazi Lika pa certifikatë sigurie, nuk mund të ketë akses në dokumentet sekrete”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Prokurorëve u jepet e drejta e marrëveshjes me të akuzuarit

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Zv/presidentja e KE: Reformë në KLD dhe prokurori

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Qemal Lame: Vrasja e 4 protestuesve në 1991, policia tejkaloi kompetencat

–   Kreu i SHISH pa çertifikatën 3-vjeçare “tepër sekret”

–   Vret shokun me një grusht në zemër, pranga 36 vjeçarit

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin “Prishjet e ndërtimeve, Kushtetuesja rrëzon për herë të dytë qeverinë. PD fiton në Gjykatën Kushtetuese betejën e dytë me qeverinë “Rama”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Agim Toro: E vërteta e tokave të mia në Ksamil dhe Butrint

–   Ngjela: Ja pse ka konflikt mes Presidentit dhe Qeverisë

–   Kodi i ri, marrëveshje si në SHBA mes prokurorit e të pandehurit

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Kryesia e PD-së u kthye si anëtarët e Byrosë Politike. Flet Prefekti i Shkodrës, z.Paulin Radovani; Për Shkodrën, PD-në dhe qeverinë socialiste”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Shtyhet raportimi i kreut të SHISH. SHISH: Do të reagojmë institucionalisht. Klosi: Certifikatë për Ajazin? Shaka pa kripë. Braho: Ajazi të marrë certifikatën e sigurisë

–   INUK, Kushtetuesja del kundër kompetencave të reja

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Një HEC me spec. Konçesioni që po shkatërron kanionet e Përmetit”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Kreu i SHISH dhe pyetja enigmë mbi çertifikatën e tij të sigurisë

–   Gjek Celaj: Ç’ndodhi me mua dhe Qemal Lamen në 2 prillin e Shkodrës

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/