E dielë, 6 prill 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Flet Artan Lame, legalizimi, rastet kur shteti të merr shtëpinë”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Vrasja e Gjin Nikës, Tahiri letër Nishanit: Hetoni gjyqtarët që e liruan

–   Drejtori i shkollës: Si i vuri zjarrin vetes mësuesi në zyrën time, është tip depresiv

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “Ankesa e ministrit: Hetime gjyqtarëve që liruan Nikën, mes tyre dhe Fatmira Hajdari”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Rama jep leje legalizimesh në Durrës

–   Grekët i shkulën zemrën Kumes, rezultatet e autopsisë

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  ““Guantanamo greke, drejtori i burgut për vrasësin e Karelit: Je punonjës i mirë”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Rama merr Shaqirin si mbikqyrës për marrëdhëniet me NATO-n

–   KLD të hetojë lirimin e Nikës. Letra e dytë në pak ditë nga ministri Tahiri drejtuar Presidentit Nishani

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin  “Fatmira Hajdari paditet në KLD. Ministri i Brendshëm i shkruan Presidentit: Po minojnë drejtësinë”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Ilia Karelit i është hequr zemra në Greqi, ekspertiza shqiptare fakton dyshimin

–   Lista me emrat e tyre që marrin tapitë në rrethin e Durrësit

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Paketa “No service” për energjinë. Nuk do rinovohen dokumentet vjetore pa paraqitur faturat e paguara të dritave”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Facebook Spy: Lexuesit online ironizojnë Nishanin për “100 mijë eurot e shkollës së djalit”

–   Jeta e panjohur e djalit të Sami Frashërit

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Ish-ministri i Brendshëm: Edi Rama bie me protesta. “Po përgatitemi për një valë protestash të papara në këto 23 vite. Do e rrethojmë në Kryeministri”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Naço: Sistemi i drejtësisë është i korruptuar

–   Lista e plotë e legalizimeve në Durrës

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Mazhoranca humb durimin: Adriatik Llalla të dërgojë dosjet e korrupsionit në gjykatë ose të japë dorëheqjen”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Ngjela aleancë me Topin, Spahiu refuzon ish-presidentin për sherret e vjetra me emërimet e gjyqtarëve

–   Qeveria plan për shkurtimin e 40 mijë punonjësve të administratës, Rama thërret ministrat dhe deputetët për organikën e re

–   Të hënën shkarkohet Endira Bushati, maxhoranca spastron AMA nga ushtarët e Berishës

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/