E shtunë, 6 shtator 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Urdhri i gjykatës, arrestohet në zyrë Guvernatori i Bankës”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Prokuroria zbardh 5 akuzat për Fullanin: Shpërdorimi i detyrës solli cenimin e parave
Rama takim me Obamën: Nuk do të bëjë paradë si Berisha
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Pranga Ardian Fullanit dhe inspektores, 5 akuzat mbi Guvernatorin”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Kamëz, jepen tapitë e ndërtimeve informale për 100 familje
– Denoncoi të atin për përdhunim, vetëhelmohet
– Rama në samitin e NATO: Vendet anëtare të njohin Kosovën
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Arrestohet Fullani, Guvernatori rrezikon 7 vjet burg”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Kryetari i institutit të të përndjekurve?: Si do të ndahen 15 milionë dollarë
– Rama takon Obamën: Folëm për angazhimin tonë në NATO
– 17 vjeçarja pi fostoksinë, reagon nëna: Nuk e denoncoi babanë
GAZETA MAPO hapet me shkrimin “Pranga Guvernatorit. Skandali i vjedhjes në Thesar mbyllet me pranga në kupolën e Bankës. Pesë shkeljet në dosjen e Prokurorisë dhe detajet e arrestimit të Ardian Fullanit. Avokati: Arrestimi i paligjshëm, do ta apelojmë të hënën. Politikanë të mazhorancës e cilësojnë arrestimin një pikë kthese për shtetin ligjor”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Grida Duma: Bojkoti, opozita në këtë parlament do të ishte si një luan në kafaz
– Rama takon Obamën, përballje me Samaras për Himarën në ndarjen e re
– Nikolla takim me universitetet private, paketa lehtësuese për transferimin e studentëve
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Spartak Ngjela: Ardian Fullani shpëtoi me arrestimin, jeta e tij ishte në rrezik nga mafia e Sali Berishës, të marrë statusin e të penduarit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Ardian Fullani ndryshoi rregulloren vitin që dyfishoi sasinë e kartëmonedhave të dëmtuara, aferë me bankat e nivelit të dytë
– Rama kokë më kokë me Obamën dhe John Kerryn për planet e sigurisë, takim me Erdogan dhe Renzin për bashkëpunimin në rajon
– Arrestimi i Fullanit u paralajmërua, ja raporti i KLSH që i kërkonte Kuvendit izolimin dhe disiplinimin e guvernatorit
GAZETA KOHA JONE hapet me shkrimin “Priten arrestime në kupolën e politikës. Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Adriatik Llalla theu mitin e njerëzve dhe politikanëve të paprekshëm nga drejtësia. Filloi epoka e drejtësisë në Drejtësi”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Kryeprokurori i Tiranës, Petrit Fusha bën gati prangat për politikanët e korruptuar
– Universitetet, tarifa më të shtrenjta për studentët që do të transferohen në shtet
– Lista, 130 objektet që marrin lejet e legalizimit
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





