E enjte, 7 gusht 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Vendimi i qeverisë, të pastrehët, kushtet e reja për banesat sociale”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Përplasja në Këshillin Mbikëqyrës, Ermelinda Meksi kundër Fullanit: Tërhiqu si Guvernator
– Gjetjet e raportit, qeveria mbyll zyrtarisht 18 universitete
– Basha thirrje për mosbindje: Kërcënimi më i madh në 23 vjet
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Dështon shkarkimi i Fullanit. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës rrëzon propozimin e Ermelinda Meksit”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Pëllumb Xhufi: Qeveria “jo” orekseve të Athinës
– Tropojë, vret shokun me plumb në kokë, policia në kërkim të 50 vjeçarit
– Terrori s’ka të sosur në argjendarinë e Sinanaj, grabitësit plagosin edhe të bijën
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Debat në këshillin e BSH. Meksi, Fullanit: Të mbahet përgjegjësi”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Reagon Gazment Turdiu: Nuk negociova për kufirin
– Zbardhet shkresa e MPJ: Pjesë e grupit
GAZETA MAPO hapet me shkrimin “Vlera në 12 qarqe, fatura e legalizimeve, sa rriten çmimet e tokës në periferi”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Arvizu: Mbështesim nismën e guximshme të reformës në arsim
– Vjedhja e thesarit: Ja ku nuk u zbatua rregullorja. Qeveria: Ndëshkim shembullor
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Zbardhet skandali i Fullanit me kartëmonedhat e dëmtuara, u zëvendësuan 20 milionë copë në 2012 dhe 43 milionë copë në 2013, skemë abuzive me qindra milionë euro”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Lulzim Basha merr forumet e PD, fut 38 anëtarë të rinj në Këshillin Kombëtar, përgatit fshesën në Kryesi dhe sekretariat
– Edi Rama: Krim tronditës në bankën e shtetit, të ndëshkohen të gjithë përgjegjësit, reformë në BSH
– Bujar Nishani qoka me dekorimet, medalje familjarëve të Sali Berishës, klientelës së tij dhe spiunëve
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Naftën Athina, prangat Tirana”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Nikolla: Mund të ketë universitete që nuk e kalojnë testin e akreditimit
– Vjedhja e Thesarit, Qeveria: Të ndëshkohet çdo person i përfshirë në krimin tronditës
– Banesat sociale, kriteret dhe kategoritë që përfitojnë
– Mbi 2.2 milionë dollarë dëm shtetit, KLSH padit 10 zyrtarë
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





